AKTUALITET /

Protesta para Kuvendit, policia rrethon zonën me gardh metalik dhe bllokon rrugët! Trafik i rënduar në Tiranë

Shkruar nga Versus

Protesta para Kuvendit, policia rrethon zonën me gardh metalik dhe bllokon

Pak minuta para se protestuesit të mblidhen përpara godinës së Kuvendit, i gjithë perimetri i sigurisë është rrethuar me gardh metalik. Qindra efektivë kanë dalë në terren për të parandaluar ndonjë përplasje të mundshme mes deputetëve dhe protestuesve. 

Këta të fundit duket se po organizohen në kafenetë e Tiranës lidhur me aksionin që do të zhvillojnë teksa deputetët mbërrijnë për seancën plenare. 

Për mbarëvajtjen e protestës, policia ka pezulluar qarkullimin e makinave nga qendra në drejtim të Rrugës së Elbasanit si dhe përgjatë Bulevardit Zhan D’Ark që të nxjerr në drejtim të 21 Dhjetorit. Si pasojë e bllokimit të këtyre rrugëve, është shkaktuar trafik në gjithë Tiranën. Versus.al

Poll