Të dielën zhvillohet “Tiranathlon”/ Ja rrugët ku kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane që do të devijojnë

24 Shtator 2026 | 09:19

Tirana do të presë këtë të diel aktivitetin sportiv “Tiranathlon 2026”, një garë që bashkon tre disiplina sportive: notin, çiklizmin dhe vrapin.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për kufizimin dhe devijimin e qarkullimit të automjeteve gjatë zhvillimit të garës.

Kufizimet e qarkullimit do të jenë në fuqi më 27 shtator 2026, nga ora 08:00 deri në 13:00, në disa segmente rrugore.

Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi

Rruga “Daxhit”, nga kryqëzimi me rrugën “Xhelal Molla” deri te kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”, duke përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.

Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri”, në segmentin nga ura e Shkozës deri te kryqëzimi me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.

Rruga interurbane kryesore TEG–Ura e Shkozës.

Segmenti i Unazës së Madhe, nga nyja e rrethrrotullimit të Freskut drejt TEG-ut. Devijimi i automjeteve do të bëhet në drejtim të rrethrrotullimit të Freskut, me dalje në rrugën “Xhanfize Keko”.

Devijimet e linjave urbane

Gjatë zhvillimit të aktivitetit do të ketë ndryshime edhe në itineraret e disa linjave të transportit publik:

Linja 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish-Fusha e Aviacionit” do të devijohet përkohësisht te Ura e Brrylit.

Linja 10/C “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish-Fusha e Aviacionit” do të pezullohet përkohësisht.

Autoritetet bëjnë me dije se qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe i Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha itineraret e prekura nga masat.

Masat do të zbatohen nga strukturat përkatëse të Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Fatjon Kalluçit dhe Embro Sulejmanit

Ka nisur seanca gjyqësore për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...
09:13 | 24/09/2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca dhe dy projektligje në rendin e ditës

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, për seancë plenare. Mbledhja është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në...
07:37 | 24/09/2026

Eksperti i sigurisë: Duhej të gjendej një mekanizëm që Vlora Hyseni të dorëhiqej para se t’i jepej masa e arrestit

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i sigurisë Xhavit Shala komentoi hetimet ndaj drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hysenit, duke u ndalur te mënyra...
22:32 | 23/09/2026