Dy operacione në Tiranë dhe Krujë për armëmbajtje pa leje, arrestohen 2 persona
Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe Krujë, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën armë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Operacionet u zhvilluan brenda 24 orëve nga strukturat e Policisë së Tiranës.
Sipas policisë, në kuadër të dy operacioneve të koduara “Qëllimi” dhe “Kontrolli”, u sekuestruan 3 armë, 17 kapsolla elektrike, municion luftarak, një shënjestër optike, 2 mjete prerëse dhe një peshore elektronike.
Në operacionin “Qëllimi”, Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, arrestoi shtetasin A. Z., 36 vjeç, me precedent penal.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia thotë se gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri, një pistoletë dhe një armë automatike, si dhe municion luftarak, një shënjestër optike, dy mjete prerëse dhe një peshore elektronike.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Kontrolli”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. L., 28 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Brret, u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike, të cilat, sipas policisë, posedoheshin pa leje.
Policia bën me dije se vijojnë hetimet për të dokumentuar dhe zbardhur përfshirjen e dy personave të arrestuar në veprimtari të tjera kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Të dielën zhvillohet “Tiranathlon”/ Ja rrugët ku kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane që do të devijojnë
Ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Fatjon Kalluçit dhe Embro Sulejmanit
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca dhe dy projektligje në rendin e ditës
- 09:19 Të dielën zhvillohet “Tiranathlon”/ Ja rrugët ku kufizohet qarkullimi dhe linjat urbane që do të devijojnë
- 09:13 Ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Fatjon Kalluçit dhe Embro Sulejmanit
- 09:04 Vuçiç në OKB: Faleminderit 107 shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës
- 08:52 Vuçiç në OKB: Serbia do të mbrojë qëndrimin e saj për Kosovën
- 08:45 Sot 3-vjetori i rënies së Afrim Bunjakut, Ambasada britanike thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës
- 08:32 Evropa shqyrton plane emergjente pas paralajmërimeve për sulm të mundshëm nga Rusia