Këtë të enjte, Vlora Hyseni, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani do të pyeten nga prokurorët e SPAK për përkrahjen e Ergys Agasit. Siç e shihni edhe nga videot që newsbomb.al ka siguruar, avokati i biznesmenit durrsak, Embro Sulejmani, është paraqitur në ambientet e GJKKO-së.
Burime për mediat bëjnë me dije se Sulejmani, i cili rezulton të jetë dhe pronari i një biznesi në qytetin e Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Përpos banesës së Ilir Prodës dhe Vlora Hysenit, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontrolle në disa banesa, si në Tiranë, po ashtu edhe në zonën e Shkozetit.
Dy prokurorët Bledar Maksuti dhe Altin Dumani kanë kërkuar një sërë masash sigurie, për zyrtarë e ish-zyrtarë, përfshirë dhe njerëz të Policisë së Shtetit. Sipas asaj që është mësuar deri më tani në rrugë jo zyrtare, kjo kërkesë e prokurorëve është lëshuar disa ditë më parë, ndërkohë që vetëm pasditen e djeshme Gjykakta e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar aprovoi masat e sigurisë.
