Çmimet stratosferike në Shqipëri, Kedhi: Jemi në një krizë të madhe, ekonomike, sociale e demografike
I ftuar në emisionin të mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ishte nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi. N&...
I ftuar në emisionin të mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ishte nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi. N&...
Policia ka rrethuar zënën pranë Kuvendit me gardh metalik, pasi qytetarët kanë njoftuar protestë në të njejtën ko...
Ish drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni do të paraqitet mesditën e kësaj të enjteje për t&rsq...
Autori i vrasjes Toni Nake është marrë në pyetje nga grupi hetimor për të përcaktuar rrethanat e ngjarjen. Ai ka deklaruar ...
Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore të SPAK, që nxjerrin në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drej...
Edhe për ditën e enjte vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qëndrueshëm atmosferike. Moti parashikohet kryesisht kt...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, në orën 10:00, në seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës jan&e...
Më shumë se një në katër persona të moshës 16 vjeç e lart në Shqipëri raportojnë vështirësi...
DASHI Ndieni një energji dhe entuziazëm të madh që ju shtyn të zgjeroni horizontet dhe të mendoni për gjëra të m...
Pak ditë pas vrasjes së 36-vjeçarit shqiptar Gjovalin Lazri nga pronari italian i një banese, mediat italiane japin të tjera detaje p...

I ftuar në emisionin të mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ishte nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi.
Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën katastrofike me çmimet në Shqipëri.
Flavio Qarri: A janë shqiptarët që u vjen zor të pranojnë që janë të varfër dhe të protestojnë për atë, apo çfarë po ndodh.
Nikola Kedhi: Nuk është një kolpo e menjëhershme. Banka Botërore, Eurostati, kanë ngritur alarme prej vitesh për situatën në të cilën ndodhet vendi. Dhe mbi të gjitha e ndjejnë qytetarët shqiptarë përditë. Dhe kjo është një rritje graduale e çmimeve që kanë ndodhur në mënyrë të vazhduar në dekadën e fundit. Pse? Se ka të bëjë më modelin ekonomik që është ngritur. Në qoftë se ti e bazon të gjithë modelin tënd ekonomik, rritjen ekonomike, atë që është në letër të paktën, tek paratë e drogës që vijnë dhe pastrohen ne sektorin e ndërtimit apo në turizëm. Ndërkohë që bujqësia dhe industria, sektorët prodhues që duhet të mbanin ekonominë e vendit tonë janë në krizë. Kjo do të jetë pasoja.
Prodhimi industria në Shqipëri ka rënë më shumë se sa në të gjithë vendet e Evropës përveç Ukrainës që është në luftë.
Në Shqipëri 20 për qind e shqiptarëve janë në varfëri. 42 për qind janë në kushtet e përjashtimit social që do të thotë përballojnë vetëm gjërat më bazike më elementare ose shpenzojnë vetëm për këto gjera më elementare që janë për të jetuar.
Nuk i lejojnë vetes, as udhëtime, as pushime. Çmimet në Shqipëri janë 103 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian, por për produktet bazike si veza apo djathin janë shumë më të shtrenjta.
Dhe këtu çmimet vijojnë e rriten, fuqia blerëse sa vjen dhe ulet. Pagat nuk e përballojnë dot këtë rritje masive të çmimeve. Dhe kemi këtë rezultat që kemi sot, që Shqipëria është e shpopulluar, ka një krizë demografike gjithashtu. Në të gjithë qarqet e vendit, lindshëmria sot është në momentet që flasim në 6 muajt e parë të vitit është negative. Vdekjet janë më shumë se lindjet. 1.1 milionë shqiptarë kanë ikur vetëm në zonën e Shengenit në këto 10 vite. Dhe jemi në një emergjencë kombëtare, sepse është një emergjencë ekonomike, një emergjencë demografike, kulturore, shoqërore politike në të gjitha aspektet.
Dhe ka vetëm një zgjedhje për këtë. Është një çrrënjosje e këtij modeli oligarkik, autokratik të mbajtur me paratë e drogës dhe të krimit dhe nisja e ndërtimit të një modeli për një Shqipëri prodhuese, të fokusuar tek prodhimi bujqësor, industrial. Gjithashtu me industrinë e lehtë, me uljen e taksave. Në edhe në vitin 2025 e kemi patur në program. Uljen e taksës së sheshte në 10 për qind që do të ishte një lehtësim i madh për të gjithë shqiptarët për të gjithë sipërmarrjen. Sepse në qoftë se ti i ul kostot sipërmarrjes, bizneseve, kjo do të reflektohet tek çmimi në fund...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, në orën 10:00, në seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës jan&e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka paralajmëruar publikimin e të dhënave të reja që, sipas tij, lidhen me aferën ...
“Zemra ime, thjesht duhet të përqendrohemi te problemi yt… Të gjithë ne. Do të përfundojmë keq, shpirti im.&rdqu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot, pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, SPAK-un se po mbron ish-drejtoreshën e S...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj foli në protestën e 116-të në lidhje me zhvillimet e fundit në kryeqytet. Ajo shprehet, se pas gjithë...
Gjatë fjalës në kryesinë e PD-së, lideri i demokratëve Sali Berisha u shpreh se, në mbledhje e gjatë të grupit parl...
Kanë nisur fjalimet në protestën e radhës para Kryeministrisë, ku qytetarët vijojnë tubimin kundër qeverisë dhe k&e...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora H...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e kryesisë ka deklaruar se, regjimi i Edi Ramës ka humbur çdo le...
Arrestimi i Vlora Hysenit, ish-dretoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombë...