Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë takimin informues të Bordit të Paqes, së bashku me Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, të mbajtur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Takimi u përqendrua në përpjekjet e vazhdueshme dhe të koordinuara për të adresuar krizën humanitare në Gaza.
Ministri Hoxha nënvizoi se Shqipëria po i mbështet në mënyrë aktive këto përpjekje, përfshirë edhe përmes kontributit të saj në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), në përputhje me Rezolutën 2803 (2025) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe planin 20-pikësh të Presidentit Trump.
Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerët tanë për t’i përkthyer këto angazhime në përmirësime të prekshme në jetët e njerëzve të Gazës, duke ndihmuar në krijimin e kushteve për një të ardhme më të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë për të gjithë.
Angazhimet shumëplanëshe ndërkombëtare synojnë t’u përgjigjen nevojave humanitare, për siguri të qëndrueshme, stabilitet, rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm në Gaza.