AKTUALITET /

Agasi dinte çdo gjë, shefi i laboratorit të policisë i çonte foto të ekspertizave për telefonat e makinat

Shkruar nga Versus

Agasi dinte çdo gjë, shefi i laboratorit të policisë i

Detaje të reja janë zbardhur nga roli i Fatjon Kalluçit, shefit të laboratorit shkencor të policisë i cili ishte mes të arrestuarve në aksionin e SPAK që tronditi SHISH-in.

Kalluçi falë detyrës së tij kishte akses në gjithçka që dilte nga ekspertiza e telefonave të zbërthyer apo informacioneve tejet konfidenciale. Sipas informacioneve të bëra me dije, Kalluçi i kishte dërguar Agasit dy foto të ekspertizës së makinës së tij që u sekuestrua me urdhër të SPAK.

Kalluçi del sot para hetuesve të SPAK për t’u pyetur lidhur me rolin konkret të tij në veprimtarinë kriminale të Agasit. Versus.al

Poll