Vlora Hyseni, Ish drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit do të paraqitet sot para GJKKO-s për vlerësimin e masës së sigurisë. Në GJKKO dalin dhe menaxheri i “Kodrës së Kuajve”, Emro Sulejmani dhe Fatjon Kalluçi, shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit të arrestuar më 22 shtator si bashkëpunëtorë të Ergys Agasit.
Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërkohë në GJKKO kanë mbërritur avokatët e tyre.
Ndërsa në orën 12:00 pritet që Hyseni të paraqitet në gjykatë e shoqëruar me polici.
Treshja akuzohet për perkrahjen e Ergysit Agasit, në kohën kur ai ishte në kërkim.
Roli i shefit të policisë dhe kryekamarierit
Mësohet se Fatjon Kalluçi me detyrë shef i policisë shkencore, i ka dërguar Agasit në muajin gusht, para se të arrestohej 3 foto të ekspertizës së makinës Land Rover Deffender me targë GG444AA të gjetur në Equos Resort.
Ndërsa kryekamarieri i dërgonte ushqime në banesë ku qëndronte i fshehur. Të dhënat janë zbuluar në telefonin e Agasit. Mësohet se Avokatët do të kërkojnë në gjykatë shpalljen e moskopetencës dhe kohë për tu njohur me aktet.
Si u arrestua shefja e SHISH
Më 21 shtator GJKKO firmosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe pezullim nga detyra ndaj Vlora Hysenit, masë e cila u ekzekutua një ditë më pas. Po më 22 shtator kryeministri Rama dhe presidenti Bajram Begaj firmosën shkarkimin e saj.
Sipas të dhënave të hetimit, ish-kryeagjentja e SHISH ndodhej në Baku të Azerbajxhanit në momentin kur SPAK i trokiti në banesë për t’i komunikuar vendimin e gjykatës dhe akuzat për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit hetimor, në favor të biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim për dosjen e AKSHI-t.
Hyseni mbërriti të martën pasdite (22 shtator) në aeroportin e Prishtinës, ku qëndroi për disa orë dhe u takua edhe me familjarë.
Më pas, e shoqëruar nga autoritetet, u dërgua në pikën kufitare të Vërnicës dhe iu dorëzua autoriteteve shqiptare. Fillimisht u shoqërua në Polici dhe më pas në banesë, ku do të qëndrojë deri në vendimin e ri të gjykatës.
© SYRI.net