Dy persona janë arrestuar nga policia gjatë 24 orëve të fundit në 2 operacione të zhvilluara për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije një 36-vjeçari me inicialet A.Z. dhe me precedent penal i janë gjetur në banesë dhe sekuestruar 2 armë zjarri (pistoletë dhe automatike), municion luftarak, një shënjester optike, 2 mjete prerëse dhe 1 peshore elektronike.
Ndërkohë në banesën e një 28-vjeçari me inicialet F.L. në Krujë, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike, që posedoheshin pa leje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Si rezultat i shtimit të vigjilencës operacionale në të gjithë territorin e qarkut dhe intensifikimit të punës operative, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të kryhen nga shtetas që posedojnë ilegalisht, armë, u finalizuan në 24 orë, 2 operacione. Konkretisht:
-Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, arrestuan shtetasin A. Z., 36 vjeç (me precedent penal), pasi iu gjetën në banesë, 2 armë zjarri (pistoletë dhe automatike), municion luftarak, një shënjester optike, 2 mjete prerëse dhe 1 peshore elektronike;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Kontrolli”, arrestuan shtetasin F. L., 28 vjeç, në banesën e të cilit, në fshatin Brret, u gjetën 1 armë gjahu, 84 fishekë dhe 17 kapsolla elektrike, që posedoheshin pa leje.
Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar përfshirjen e 2 shtetasve të arrestuar, në veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net