Lajmi i fundit

‘Krejt radarët i mbyll për ty’/ Si ra siguria në dorën e krimit, ja SMS-të me numra rusë të Vlora Hysenit

Arrestimi i Vlora Hysenit/ ‘Le Monde’: Goditje për Ramën, kriza më serioze e sigurisë kombëtare

Arrestimi i Vlora Hysenit/ ‘Le Monde’: Goditje për Ramën, kriza më serioze e sigurisë kombëtare

09:35, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Shqipëri, drejtuesja e shërbimeve të inteligjencës vendoset në arrest shtëpie në kuadër të një skandali korrupsioni. Vlora Hyseni është pezulluar nga detyra. Ajo dyshohet se ka nxjerrë informacione konfidenciale dhe se ka ndihmuar në mbrojtjen e të dyshuarve.

Nga Faustine Vincent, LE MONDE

Drejtuesja e shërbimeve të inteligjencës shqiptare, Vlora Hyseni, iu dorëzua autoriteteve të martën, më 22 shtator, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj saj. Ajo është pezulluar nga detyra dhe është vendosur në arrest shtëpie në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shkarkuar më herët këtë vit, gjithashtu u paraqit të martën në lidhje me të njëjtën çështje dhe banesa e tij u kontrollua, bëri të ditur Prokuroria Kundër Korrupsionit në një komunikatë.

Kjo çështje përbën një tjetër goditje për qeverinë e kryeministrit socialist Edi Rama, e cila tashmë është tronditur nga disa hetime për korrupsion që kanë prekur zyrtarë të lartë.

Nëse përfshirja e Vlora Hysenit konfirmohet, do të bëhej fjalë “për krizën më të rëndë në fushën e sigurisë kombëtare në historinë e vendit”, sipas medias Balkan Insight.

Vlora Hyseni drejtonte që prej vitit 2023 Shërbimin Informativ të Shtetit shqiptar (SHISH), institucioni më i rëndësishëm përgjegjës për sigurinë kombëtare.

Ajo dyshohet se ka nxjerrë informacione konfidenciale në kuadër të skandalit të korrupsionit të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Kjo agjenci koordinon zhvillimin e sistemeve të informacionit të shtetit, procedurat e digjitalizimit dhe administron portalin e shërbimeve publike të shtetit, e-Albania.

Shumat e përfshira janë kolosale: 19 procedura të shqyrtuara nga Prokuroria Kundër Korrupsionit kishin vetëm ato një vlerë totale të përllogaritur prej 5.9 miliardë lekësh, ose rreth 60 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco