AKTUALITET /

Ndihmoi Agasin me informacione sekrete, sot masa për Vlora Hysenin, zyrtarin e policisë dhe menaxherin e ‘Kodrës së Kuajve’

Shkruar nga Versus

Ndihmoi Agasin me informacione sekrete, sot masa për Vlora Hysenin,

Sot në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca për konfirmimin e masës së sigurisë për të arrestuarit Embro Sulejmani dhe Fatjon Kalluçi në kuadër të operacionit të SPAK që solli edhe arrestin shtëpiak të shefes së SHISH, Vlora Hyseni.

Ndërsa seanca për Kalluçin dhe Sulejmanin ka nisur që në mëngjes, për Hysenin seanca do të nisë në orën 12:00.

Të tre dyshohet se kanë ndihmuar biznesmenin e arrestuar Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga SPAK për skandalin e miliona eurove të përfituara nga AKSHI.

Embro Sulejmani menaxher në agroturizmin “Kodra e Kuajve” i kishte dërguar ushqim Agasit gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim dhe gjithashtu kishte fshirë kamerat e sigurisë të lokalit në rezidencat qeveritare në Durrës ku biznesmeni i shpallur në kërkim hynte e dilte krejt i qetë.

Fatjon Kalluçi, shef i laboratorit shkencor të policisë dyshohet se i jepte informacione Agasit për ekspertizat e kryera.

Ndërsa shefja e SHISH, Vlora Hyseni i jepte informacione sekrete Agasit duke e shpëtuar nga SPAK gjatë kohës që ishte në kërkim. Ndaj dy të parëve është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për Hysenin masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “pezullim nga detyra”. Versus.al

Poll