
Dy persona janë shoqëruar në polici pas tensioneve të regjistruara para Kuvendit, pak para nisjes së seancës plenare. Protestuesit u mblodhën që në mëngjes pranë godinës së Parlamentit, ndërsa policia vendosi kordonë dhe gardhe metalike për të kufizuar lëvizjen në zonë.
Në një moment, disa prej tyre tentuan të kalonin kordonin e policisë, duke sjellë përplasje me efektivët. Dy persona u shoqëruan, mes tyre edhe Dritan Goxhaj. Protesta vijoi edhe gjatë zhvillimit të seancës plenare, me prani të shtuar të forcave të policisë përreth Kuvendit.