Një 49 vjeçar ka humbur jetën në orët e mbrëmjes së të mërkurës në zonën e ish Bllokut në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 pranë gjimnazit Petro Nini. Viktima me inicialet K.C është përfshirë në një sherr me 50-vjeçarin e identifikuar nga policia me emrin Toni Nake. “Më bullizoi”, ka qenw dwshmia e autorit. Konflikti ka qenë i çastit, për motive të dobta brenda një lokali ku ndodheshin të dy. Burime për Top News thonë se autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin. 49 vjeçari u transportua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra nga goditjet me thikë ka ndërruar jetë. Policia arrestoi autorin e dyshuar të krimit dhe paraprakisht dyshohet se sherri mes dy personave ka nisur për motive të dobëta.