Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në minutat e para të protestës, Policia shoqëron dy qytetarë te Ministria e Brendshme, rreth 1000 efektivë në terren (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Në minutat e para të protestës, Policia shoqëron dy
Pamje nga situata aktuale te Ministria e Brendshme

Dy protestues janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nga efektivët e Policisë, para Ministrisë së Brendshme, aty ku thuhet se janë vendosur një numër qytetarësh që në shenjë revolte brohorasin njëzëri “nuk na përfaqësoni”. Paraprakisht raportohet se shoqërimi i dyshe është bërë për shkak të bllokimit të rrugëve. 

Deri më tani mbetet e paqartë se kush është shoqëruar nga Policia, ndërsa bëhet me dije se në protestën e sotme ka pjesëmarrje më të madhe të vajzave. Shoqërimet e sotme janë bërë më herët se zakonisht, ndërsa protesta e sotme do të zhvillohet njëkohësisht me seancën e radhës plenare.

Sakaq bëhet me dije se në terren janë rreth 1000 efektivë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse do të ketë përshkallëzim mes qytetarëve. Në radhët e para të zonave ku Policia ka blinduar në sajë të protestës, bëhet me dije se janë rreshtuar efektivët e “Shqiponjave”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese