PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend pas masës së SPAK ndaj Vlora Hysenit

24 Shtator 2026 | 09:54

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend, pas zhvillimeve të fundit lidhur me arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit.

Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, opozita kërkon që të hiqen nga axhenda interpelancat me ministrat Sofjan Jaupaj dhe Mirela Kumbaro.

Në vend të tyre, PD kërkon zhvillimin e një debati me kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe zhvillimet pas masës së arrestit në shtëpi të ish-drejtoreshës së këtij institucioni.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Shqipëri. Ai është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, dy interpelanca dhe dy projektligje në rendin e ditës

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, për seancë plenare. Mbledhja është thirrur me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Në...
07:37 | 24/09/2026

Mbledhja e kryesisë së PD, dalin detajet! Zbardhen propozimet

Kryesia e Partisë Demokratike dhe sekretariati i saj kanë përmbyllur mbledhjen, ku janë marrë një sërë vendimesh për riorganizimin e partisë dhe hapat politikë në...
21:50 | 23/09/2026

“Rrjedhja e informacionit nuk e nderon SPAK-un”, eksperti analizon dosjen e SHISH

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, analizoi zhvillimet e fundit rreth hetimeve të SPAK-ut dhe...
21:49 | 23/09/2026