Masa e arrestit për ish-kreun e SHISH/ Gogu me gjuhën e Ramës: Përgjegjësia penale është individuale!
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar nga ambientet e Kuvendit lidhur me arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Gogu thekso...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar nga ambientet e Kuvendit lidhur me arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni. Gogu thekso...
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra ...
Le Monde Në Shqipëri, kreu i shërbimeve të inteligjencës është nën arrest shtëpiak në lidhje me një sk...
Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK në lidhje me hetimin ku është përfshirë biznesmeni Ergys Agasi. Sipas të dhënave...
I ftuar në emisionin të mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ishte nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi. N&...
Policia ka rrethuar zënën pranë Kuvendit me gardh metalik, pasi qytetarët kanë njoftuar protestë në të njejtën ko...
Ish drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni do të paraqitet mesditën e kësaj të enjteje për t&rsq...
Autori i vrasjes Toni Nake është marrë në pyetje nga grupi hetimor për të përcaktuar rrethanat e ngjarjen. Ai ka deklaruar ...
Mesazhe të tjera janë bërë publike nga dosja hetimore të SPAK, që nxjerrin në pah komunikimet mes Ergys Agasit dhe ish-drej...
Edhe për ditën e enjte vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qëndrueshëm atmosferike. Moti parashikohet kryesisht kt...

Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës më 24 shtator 2023, ndërsa ka deklaruar se grupi i armatosur që kreu sulmin kishte si synim aneksimin e veriut të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti e cilësoi grupin përgjegjës për sulmin si një formacion paraushtarak të organizuar, drejtuar dhe financuar nga Beogradi. Sipas tij, grupi drejtohej nga Millan Radoiçiq dhe kishte synim nxitjen e një konflikti të armatosur dhe më pas aneksimin e veriut të Kosovës.
Kurti tha se plani dështoi falë, siç u shpreh ai, “vendosmërisë dhe profesionalizmit” të zyrtarëve të rendit dhe inteligjencës, si dhe angazhimit të institucioneve të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës kujtoi momentet e para të sulmit, duke theksuar se në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të Zveçanit, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas Kurtit, Bunjaku ra “në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës”. Në nderim të tij, rruga në vendin ku ndodhi sulmi në Banjskë mban sot emrin e Afrim Bunjakut. Kurti deklaroi se gjatë aksionit të 24 shtatorit u vranë tre persona nga grupi i armatosur, ndërsa tre të tjerë ndodhen në burg që prej asaj dite.
Ai tha se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë përpjekjet për të sjellë para drejtësisë edhe personat e tjerë që, sipas tij, ishin të përfshirë në sulm.
“Shteti ynë asnjëherë nuk do të heqë dorë në kërkim të tyre derisa të gjithë të kenë marrë gjykimin e drejtësisë dhe dënimin e merituar”, shkroi Kurti.
Sulmi i Banjskës ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur u përlesh me Policinë e Kosovës. Në përleshje u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa më pas u zhvillua një operacion i gjerë policor në zonën përreth Manastirit të Banjskës. Në mesazhin e tij, Kurti tha se sulmi shkaktoi dëme dhe vuajtje, por këmbënguli se institucionet e Kosovës arritën të parandalonin atë që ai e përshkruan si synim për destabilizimin dhe aneksimin e veriut.
“Është e vërtetë, ata na kanë bërë dëm e shkaktuar vuajtje, por ne kemi fituar. Shteti ynë i pavarur, Republika e Kosovës, ka ngadhënjyer mbi agresionin dhe krimin, heroi mbi terroristët”, deklaroi kryeministri.
Remitancat në Kosovë janë rritur me 5.7 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, ndërsa gjatë periud...
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po mbahet nata e...
Familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit kanë publikuar një letër të përbashkët, përmes së cil...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Kuvendi i Kosovës është konstituuar përtej afatit 30-ditor, por megjithatë shtoi se deputet&e...
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime të ndara me kryemin...
Fadil Pushkolli, një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se është arrestuar nga autoritetet e Ma...
Për të shtatën natë radhazi, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtin&eum...
Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një analizë në Vox Kosova ku hedh dyshime të forta mbi mënyrën se si Gjykata Speciale në...
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar përmes një postimi publik, duke thënë se dera e shtëpisë së familjes s&eu...
Në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t...