Vlora Hyseni sulmon Klodiana Lalën para GJKKO-së, gazetarja: Shantazh. AGSH: Të tërheqë deklaratat (REAGIMET)
Vlora Hyseni sulmoi publikisht Klodiana Lalën, gazetarja: Sulm vulgar dhe shantazh 24 Shtator, 13:27 AGSH dënon sha...
Vlora Hyseni sulmoi publikisht Klodiana Lalën, gazetarja: Sulm vulgar dhe shantazh 24 Shtator, 13:27 AGSH dënon sha...
“Krejt radarët e shtetit i mbyll për ty”/ Deklarata të forta dashurie nga Vlora Hyseni për Ergys Agasin: Të...
I dha Ergys Agasit informacione sekrete/ Dalin sot para GJKKO ish-drejtoresha e SHISH dhe Fatjon Kalluci e Embro Sulejmani 24 Shtator, 08:46 ...
Berisha: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, Vlora Hyseni shkarkonte secilin prej jush me porosi të tij! 24 Shtator, 10:49 ...
• Protesta e thirrut nga qytetarët para Kuvendit është shoqëruar me tensione. • Gjatë tubimit janë shoqëruar disa persona, mes tyre është edhe aktivisti Dritan Goxhaj. • Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë rrugën por nuk janë lejuar nga policia. • Ndërkohë, portestuesit u kanë bërë thirrje policisë që të bëhet palë më ta dhe të mos arrestojë qytetarët. • Protestuesit kanë njoftuar vazhdimisht se do mbajnë protestë jashtë ambienteve të Parlamentit, tubim i cili po mbahet prej 117 ditësh radhazi. • Në protestë nuk munguan as incidentet, ku një i moshuar humbi ndjenjat. Gjendja e rënduar e protestuesit ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga tensionet me policinë. • Ndërkohë nga ana tjetër edhe seanca plenare u shoqërua me debate të forta politike, pasi në qendër të vëmendjes ishte arresti i drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.
6 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Situata është përshkallëzuar sërish në protestën afër Kuvendit. Gjatë përplasjeve, policia ka shoqëruar sërish disa persona, ndërsa ata thërrasin në kor: Arrestoni Ramën.
Pak më herët, gjatë konfrontimit me policinë, një protestues ka humbur ndjenjat. Ndërkohë, reagimi i qytetarëve të tjerë ka qenë i menjëhershëm, duke hedhur ujë dhe duke e masazhuar në kraharor.
Gjatë gjithatë tubimit, protestuesit po vijojnë me thirrjet “parlament i krimit” , “ju nuk na përfaqësoni”, “arrestoni Edi Ramën”./Dosja.al
TIRANË- Një protestues ka humbur ndjenjat gjatë protestës para Kuvendit. Siç shihet edhe në pamje, të moshuarit iu dha ndihma e pare nga protestuesit.
Gjendja e rënduar e protestuesit ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga tensionet me policinë. Ndërkohë, është njoftuar dhe ambulanca, ndërsa nuk dihet gjendja e protestuesit./Dosja.al
TIRANË- Situata është tensionuar para Parlamentit, pasi protestuesit e mbledhur që prej orës 10:00 janë përplasur me forcat e rendit. Policia ka krijuar një gardh për të mos lejuar kalimin e protestuesve në anën e Parlamentit, ndërsa një pjesë prej protestuesve kanë tentuar të çajnë kordonin duke u përplasur me ta.
Gjatë tensioneve ka pasur edhe disa persona të shoqëruar dhe më pas protestuesit janë ulur në rrugë./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët në Tiranë janë organizuar para Kuvendit ditën e sotme për të protestuar, duke i paraprirë seancës plenare. Protesta ishte e paralajmëruar, dhe situata deri më tani shfaqet e tensionuar, ndërkohë që edhe seanca plenare pritet të shoqërohet me debate të forta politike, pasi në qendër të vëmendjes është arresti i drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.
Godina e Kuvendit është rethuar me barriera metalike, ndërsa disa protestues janë shoqëruar në komisariat. Mes të shoqëruarve është edhe Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK-së. Qytetarët kanë tentuar të kalojnë barrierat e vendosura nga Policia dhe për këtë arsye janë shoqëruar në komisariat./Dosja.al
TIRANË- Protesta e thirrut nga qytetarët para Kuvendit ka nisur. Bëhet me dije se në nisje të protestës dy persona janë shoqëruar nga efektivët pranë Ministrisë së Brendshme.
Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë rrugën por nuk janë lejuar nga policia. Ndërkohë, portestuesit u kanë bërë thirrje policisë që policia të bëhet palë më ta dhe të mos arrestojë qytetarët.
Protestuesit kanë njoftuar vazhdimisht se do mbajnë protestë jashtë ambienteve të Parlamentit, tubim i cili po mbahet prej 117 ditësh radhazi. Ndërkohë seanca plenare pritet të shoqërohet me debate të forta politike, pasi në qendër të vëmendjes është arresti i drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.
Përveç pikave të parashikuara në rendin zyrtar të ditës, pritet që çështja e SHISH të rikthehet në sallën e Parlamentit gjatë diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës./Dosja.al

TIRANË- Policia ka rrethuar zënën pranë Kuvendit me gardh metalik, pasi qytetarët kanë njoftuar protestë në të njejtën kohë kur nis seanca plenare. Siç shihet edhe në pamje, gardhi metalik është vendosur në rrugët që të çojnë drejt Kuvendit, ndërsa prania e forcave të policisë është shtuar në zonën përreth institucionit.
Seanca plenare pritet të shoqërohet me debate të forta politike, pasi kur në qendër të vëmendjes është arresti i drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni.
Përveç pikave të parashikuara në rendin zyrtar të ditës, pritet që çështja e SHISH të rikthehet në sallën e Parlamentit gjatë diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës.
Nga ana tjetër protestuesit kanë njoftuar vazhdimisht se do mbajnë protestë jashtë ambienteve të Parlamentit, tubim i cili po mbahet prej 117 ditësh radhazi./Dosja.al