Ndryshime të mëdha për të paraburgosurit, Gogu jep njoftimin: Më 30 shtator zbardhet...

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu njoftoi se më 30 shtator do të publikohen ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të hartuara pas një studimi të Këshillit të Europës për paraburgimin në Shqipëri.
“Në datën 30 shtator ne publikojmë, së bashku me Këshillin e Europës, korpusin më të madh të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale që kur ai është miratuar. Vjen si pasojë e një studimi që Këshilli i Europës ka bërë për sa i përket paraburgimit në Shqipëri, por edhe pas 10 vitesh reformë të shtetit të së drejtës.
Bëhet fjalë për masat e sigurimit. Është e rëndësishme që, në bashkëpunim me Këshillin e Europës, të shikojmë caktimin e masave të sigurimit, të drejtat e palëve në proces, qoftë në hetim, qoftë në gjykim, provat dhe se si ato administrohen, seancën paraprake, prezumimin e pafajësisë, publicitetin që një seancë ka dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Duhet që të forcohen edhe garancitë procedurale të individit", tha Gogu.


