Lajmi i fundit

LIVE - Seancë plenare dhe protestë, policia 'blindon' parlamentin! Flet kreu i PD-së, Sali Berisha

‘Krejt radarët i mbyll për ty’/ Si ra siguria në dorën e krimit, ja SMS-të me numra rusë të Vlora Hysenit

‘Krejt radarët i mbyll për ty’/ Si ra siguria në dorën e krimit, ja SMS-të me numra rusë të Vlora Hysenit

09:59, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mediat ndërkombëtare po e cilësojnë arrestimin e Vlora Hysenit skandalin më të madh të sigurisë kombëtare në Shqipëri. Të dhënat më të rëndësishme ranë në duart e krimit të organizuar, ndërkohë që shteti ‘flinte’ me krimin. SYRI zbardh të tjera mesazhe që tregojnë se si u shemb shteti

Nga Elton Qyno

Janë zbuluar mesazhe të tjera nga dosja penale e drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni.

E rënë në dashuri me Ergys Agasin, Vlora Hyseni del në dosje duke i premtuar se, për Gysin, do të fikte të gjithë radarët.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Vlora Hyseni ka biseduar me disa numra të huaj, të blerë online, si anglezë, rusë dhe grekë, me shpresën e mos-përgjimit.

Mes shumë mesazheve të shkëmbyera, Vlora Hyseni interesohet edhe për aksionet e policisë, lidhur me mundësinë e arrestimit të çunave të tij.

“...Shpirt, mos e përdor atë numrin tjetër sonte, se çunat ia kanë çuar veshin. Flej rehat. Të du...!” – i shkruan Vlora Hyseni, Ergys Agasit.

Më tej, Ergys Agasi i përgjigjet si më poshtë:

“...Shpirt, a ka naj rrezik për djemtë e mi sonte?...”

Drejtuesja e SHISH-it i kthen mesazhin, duke i pohuar si më poshtë:

“...Flej rehat, zemër, krejt radarët e shtetit i mbyll për ty...”.

Këto dhe shumë mesazhe të tjera janë zbuluar në telefonin e sekuestruar të Ergys Agasit, duke çuar, sipas dosjes, në arrestimin e Vlorës Hyseni dhe dy personave të tjerë.

Deri në këtë fazë, nga sa është zbuluar, ende nuk dihet konkretisht se çfarë informacionesh i ka dhënë Ergys Agasit drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco