Lajmi i fundit

LIVE - Seancë plenare dhe protestë, policia 'blindon' parlamentin! Flet kreu i PD-së, Sali Berisha

Shërbimet sekrete në shërbim të krimit të organizuar/ PD: Rama të japë llogari për situatën e rëndë në SHISH

Shërbimet sekrete në shërbim të krimit të organizuar/ PD: Rama të japë llogari për situatën e rëndë në SHISH

09:50, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

PD kërkon ndryshimin e Rendit të Ditës në seancën e sotme parlamentare.  PD kërkon heqjen e 2 interpelancave nga rendi i ditës dhe shtimin e një pike. 

Kontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e rëndë në Shërbimin Informativ Shtetëror.

"Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të qëndrojë indiferent dhe ta trajtojë këtë çështje si një veprimtari e zakonshme hetimore e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vijuar normalisht veprimtarinë e tij parlamentare. Kur shërbimet sekrete të një shteti vihen në shërbim të krimit të organizuar, atëherë bie vetë koncepti i shtetit dhe sigurisë kombëtare të tij, që duhet të mbrohet pikërisht nga këto shërbime.

Në përputhje me rolin dhe funksionet e tij, Kuvendi i Shqipërisë duhet të kërkojë urgjentisht nga kryeministri Edi Rama që të japë informacione dhe shpjegime mbi përzgjedhjen e shtetases Vlora Hyseni në këtë detyrë, duke pasur parasysh rekodet e saj problematike në Republikën e Kosovës, si dhe veprimtarinë e saj në drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, të debatojë mbi përgjegjësitë institucionale, si dhe të vlerësojë marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar fenomene të tilla në të ardhmen.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 31, pika 2, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë ndryshimin e rendit të ditës të seancës plenare të datës 24.09.2026, ora 10:00, si më poshtë vijon:

Heqjen e pikave: "Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kerkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.".

Shtimin e një pike "Kontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e rëndë në Shërbimin Informativ Shtetëror"  thuhet në kërkesën e firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco