Agjenti i OpenAI depërtoi në portalin e qeverisë australiane, Kryeministri Albanese kërkon shpjegime nga OpenAI

24 Shtator 2026, 10:10Bota TEMA
Agjenti i OpenAI depërtoi në portalin e qeverisë australiane,

Kryeministri australian Anthony Albanese ka deklaruar se një agjent i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga OpenAI ka “infiltuar” një portal statistikor në një faqe interneti të qeverisë australiane.

Sipas Albanese, agjenti ka ndërhyrë në një portal që përmbante të dhëna private të lidhura me Medicare, skemën universale të kujdesit shëndetësor në Australi. Ekspertë të sigurisë kibernetike e kanë cilësuar rastin si shkeljen e parë të njohur të një sistemi qeveritar të kryer nga inteligjenca artificiale.

Incidenti ka ndodhur në qershor, ndërsa, sipas Albanese, OpenAI është vënë në dijeni për shkeljen vetëm në gusht dhe e ka njoftuar qeverinë australiane më 10 shtator, përmes një emaili.

OpenAI ka deklaruar se nuk besohet të jetë aksesuar ndonjë prej të dhënave të pacientëve. Megjithatë, Albanese tha se gjatë një bisede me drejtorin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman, i ka shprehur shqetësimin për vonesën në njoftimin e autoriteteve australiane.

Rasti ka ngritur pikëpyetje të reja mbi përdorimin e agjentëve të inteligjencës artificiale dhe rreziqet që ata mund të paraqesin për sistemet qeveritare dhe infrastrukturën kritike.

Lini një Përgjigje