Sërish tensione para Ministrisë së Brendshme, ku po mbahet protestë nga qytetarët, ku policia ka shoqëruar disa protestues të tjerë.
Mes të shoqëruarve ishte dhe aktivisti Dritan Goxhaj, ndërkohë që nuk është hera e parë që ai shoqërohet gjatë tubimeve.
Policia nuk ka lejuar që protestuesit të mos i afrohen perimetrit të sigurisë si dhe bllokimin e rrugës.
Kujojmë që pak më herët, ende pa nisur mirë tubimi, dy persona janë shoqëruar nga efektivët e policisë pranë Ministrisë së Brendshme.
Protestuesit kanë tentuar të çajnë gardhin metalik rrugën, por janë penguar nga policia.













