E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Hysaj ende ‘pa shtëpi’, skuadra nga “Seria B” që po këmbëngul për mbrojtësin shqiptar

Elseid Hysaj vijon të jetë në kërkim të një klubi të ri pas përfundimit të aventurës së tij te Lazio.

Mbrojtësi shqiptar është aktualisht i grumbulluar me Kombëtaren, ndërsa paralelisht po shqyrton mundësitë për të ardhmen e tij.

Në skenë ka dalë Ascoli, klub që synon të luftojë për ngjitjen në Serie A. Sipas raportimeve nga mediat sportive italiane, drejtuesit e klubit kanë zhvilluar kontakte me Hysajn dhe e shohin 32-vjeçarin si një përforcim me eksperiencë për repartin defensiv.

Bëhet fjalë për një transferim me parametra zero, pasi lojtari është aktualisht i lirë. Megjithatë, oferta e parë e Ascolit nuk e ka bindur Hysajn, kryesisht për shkak të kushteve financiare.

Reklamë

Pavarësisht kësaj, në parim mbrojtësi shqiptar nuk e ka përjashtuar mundësinë për t’iu bashkuar skuadrës italiane.

Ascoli thuhet se është i gatshëm të përmirësojë propozimin. Klubi i ka ofruar Hysajt një kontratë 2-vjeçare, ndërsa në rast të ngjitjes në Serie A, marrëveshja do të shoqërohej edhe me përmirësim të kushteve financiare.

Mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë një marrëveshje. Ascoli po këmbëngul për afrimin e mbrojtësit kuqezi, duke vlerësuar eksperiencën e tij të gjatë në futbollin italian dhe në nivelin ndërkombëtar.

Hysaj, ndërkohë, nuk ka dhënë ende përgjigjen përfundimtare dhe pritet që situata e tij të qartësohet në ditët në vijim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.