BOTA /

Tre vite nga vd*kja e heroit Afrim Bunjaku në sulmin terr*rist në Banjskë, sot mbahen homazhe në Kosovë

Shkruar nga Versus

Tre vite nga vd*kja e heroit Afrim Bunjaku në sulmin terr*rist në

Sot në Vushtri mbahet një ceremoni shtetërore për të nderuar heroin e Kosovës, policin Afrim Bunjaku i cili tre vite më parë u vra në krye të detyrës teksa mbronte vendin nga një sulm terrorist i serbëve në Banjskë.

Kurti dhe zyrtarët e tjerë të lartë shtetërorë do të vizitojnë familjen e Bunjakut për homazhet dhe vënien e gurthemelit të obeliskut në vendin ku ai ra gjatë detyrës.

Sulmi terrorist në Banjska u udhëhoq nga Milan Radojiçiq, për qëllim kishte aneksimin e pjesës veriore të Kosovës. Tre vjet pas, tre prej pjesëtarëve të grupit të armatosur po gjykohen për veprën penale të terrorizmit derisa 42 persona të tjerë, përfshi edhe Radojiçiçin mbeten në arrati, kryesisht në shtetin e Serbisë. Në përkujtim të rënies së Afrim Bunjakut, ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovës ka kërkuar nga Serbia që grupi, përfshirë edhe Milan Radojiçiçin të mbahen përgjegjës. Versus.al

Poll