Aktiviteti sportiv “Tiranathlon 2026” do të zhvillohet të dielën, më 27 shtator, në parkun Helen pranë Liqenit të Farkës.
Për mbarëvajtjen e aktivitetit, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa prej akseve kryesore të Tiranës.
Rrugët dhe segmentet ku do të kufizohet qarkullimi janë:
Rruga “Daxhit”, nga kryqëzimi me rrugën “Xhelal Molla” deri te kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”, si dhe rruga “Dëshmorët e Helikopterëve”.
Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri”, në segmentin nga ura e Shkozës deri te ura në kryqëzimin me rrugën “Selman Riza” dhe rrugën “Kastriot Feska”.
Rruga interurbane kryesore TEG–Ura e Shkozës.
Një segment i Unazës së Madhe, nga nyja e rrethrrotullimit të Freskut drejt TEG-ut. Në këtë aks, automjetet do të devijohen në rrugën e “Rrethrrotullimit të Freskut”, me dalje në rrugën “Xhanfize Keko”.
Devijohen edhe disa linja urbane
Ndryshime të përkohshme do të ketë edhe në itineraret e disa linjave të transportit publik.
Linja 10/A, me itinerar “Materniteti i Ri–Qendër–Ish-Fusha e Aviacionit”, do të devijohet përkohësisht te ura e Brrylit.
Ndërsa linja 10/C, “Rrethrrotullimi Shkozë–Ish-Fusha e Aviacionit”, do të pezullohet përkohësisht gjatë zhvillimit të aktivitetit.
Pavarësisht kufizimeve, qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë normalisht në të gjitha itineraret e përcaktuara.
Kufizimet do të jenë të vlefshme vetëm gjatë orarit të përcaktuar për aktivitetin, 08:00–13:00, më 27 shtator 2026.













