
Monika Kryemadhi nuk ngurroi të ironizonte zhvillimet e fundit teksa u paraqit në GJKKO për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Duke iu referuar bisedave mes Ergys Agasit dhe shefes së SHISH Vlora Hyseni ku kjo e fundit i premtonte fikjen e radarëve, Kryemadhi bëri batutë duke shprehur se do donte që radarët të fikeshin edhe për të.
"Mirëmëngjesi si jeni? E pe si fiken radarët? Dashuria gjë e madhe. Si s’na i fikën njëherë neve, vetëm na i ndezin”- u shpreh Kryemadhi teksa hynte në GJKKO.
Ndërkohë sot mbahet edhe seanca gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë për të arrestuarit e skandalit të fundit të SHISH dhe Ergys Agasit. Versus.al

