Lajmi i fundit

LIVE - Seancë plenare dhe protestë, policia 'blindon' parlamentin! Flet kreu i PD-së, Sali Berisha

Skandali i madh në SHISH/ Kalaja: SPAK po publikon vetëm mesazhet erotike, po mundohet të fshehë të vërtetën

Skandali i madh në SHISH/ Kalaja: SPAK po publikon vetëm mesazhet erotike, po mundohet të fshehë të vërtetën

10:20, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Juristja Adriana Kalaja ka qene e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv. Ajo në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ka komentuar zhvillimet e fundit pas skandalit të SHISH dhe vënien në shërbim për bandat e krimit dhe trafikantëve të kësaj strukture të rëndësishme shtetërore.

Adriana Kalaja: Në rastin konkret. Nuk është faji as i Ergys Agasit, as i Vlora Hysenit, as i Belinda Ballukut. Strumbullari i gjithë kësaj piramide kriminale është Edi Rama. Janë provat në dosje.

Unë po e nis pak nga fundi. Një kompetencë që nuk është e kryeministrit pse duhet ta përdori kryeministri, të na e hedhi ne në publik se unë mora masa. Ku e ka tagrin kryeministri për të shkarkuar kryetarin e SHISH. As për ta emëruar, as për ta shkarkuar. E thotë ligji. E ka një palo president që është në atë post për turpin tonë të të gjithëve. Sepse kryeministri e thotë ligji, vetëm e propozon. Përveçse atij që nuk e zë gjumi për hallet e Shqipërisë, pikërisht ditën që do të arrestohej Vlora Hyseni atë e kishte zënë gjumi në Amerikë. Aq më shumë që të dhënat e sakta konfirmojnë që jo vetëm Vlora Hyseni e dinte këtë që do të ndodhte, por kishte një garanci maksimale edhe Edi Rama që do të ndodhte kjo gjë. Pra kishte informacionin e saktë. Dhe për këtë i ka kërkuar dorëheqje që vendimi i masës të mos ekzekutohej në kohën që ajo kishte mandat. Pra për të dhënë, Shikoni ne e larguam nga posti. Dhe unë i bëj thirrje të gjithë mediave sidomos publikut të ndershëm, mua personalisht nuk më pëlqen fare dhe jam kundra kësja që një ngjarje kaq e rëndë...

Sepse shikoni çfarë po bën SPAK. Nuk nxjerr mesazhet që duhet te nxjerrë që kanë të bëjnë me sekretet shtetërore, çfarë janë këto sekrete shtetërore, kush i ka sot që po flasim. A i përdori ndonjëherë Ergys Agasi dhe bandat kriminale këto sekrete shtetërore. A është përdorur SHISH për të fshehur....

Spese në 500 e ca mesazhe, video, dhe telefonata ti nuk mund të  qëmtosh 5 SMS erotike, dhe na i hedh ne në publik për të na treguar...Sepse kjo është narrativa që po përpiqet ai banditi kryeministër i pari. Narativa që po ngrihet fatkeqësisht në bashkëpunim më SPAK-un

Flavio Qarri: Është një histori rozë...

Adriana Kalaja: Ashtu. Po dashuria është e madhe, shkelet dhe detyra, shpërdorohet edhe detyra për dashurinë që kjo kishte për Ergysin.

Flavio Qarri: Po e paskan dashur shumë...

Adriana Kalaja: Edhe ajo e kadastrës që nuk mund të quhet Dallandyshe. Është edhe Linda e AKSH, është edhe Belinda. Xhelozirat e njera tjetrës. Dhe pavarësisht se eksponentëve të PS mund tu duken si perceptime, këto tashmë janë të faktuara sepse jo me kot merren pikërisht me këto komunikimet rozë  se sa me faktin që ata e dinë shumë mirë, që e gjitha kjo që po ndodh është për shkak të presionit të madh që po bën lobi i të pandehurës Belinda Balluku që i gjithë fokusi i SPAK dhe i gjithë fokusi i opinionit publik të zhvendoset tek dosja e AKSH-it dhe jo tek dosja e të pandehurës Belinda Balluku. Dhe ne e dimë shumë mirë, mirë mbase edhe se eksponentët. Sepse kur me vijnë grupet e Belidnës, bëj një denoncim për kundërshtarët apo të tjerë...Ne nuk duhet të merremi me faktin që çfarë ka patur në aspektin personal...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco