Shtyhet seanca për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, çfarë deklaruan avokatët e tyre
Shtyhet sërish seanca për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Shkak u bë sërish mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues Rudina Palloj.
Në seancë të pranishëm si publik ishin avokatët e Metës dhe Kryemadhit. Kryesuesi i trupit gjykues Erjon Bani kërkoi nga avokati i Ilir Metës Bujar Musta , të deklaronte arsyen përse nuk donte të përfaqësonte klientin, ndërsa qëndronte në sallë.
Musta tha para gjykatës se ndihej i kërcënuar se Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë dy vendime për bojkotin e seancave dhe se rrezikon heqjes e licencës nëse thyen bojkotin.
Bani i bëri me dije se po cënohet administrimi i drejtësisë dhe kjo përbën vepër penale, sipas nenit 264 të Kodit Penal, “detyrimi për te marrë pjesë ose jo në grevë”.
Ndërkohë Meta tha se kjo situatë po cënon interesat e tij për proces gjyqsor dhe se avokati është në pozitë për shkak të licensës.
Protestuesit presin deputetët dhe rrethojnë parlamentin, forcat e policisë në terren
Gogu për arrestin e Vlora Hysenit: Përgjegjësia penale është individuale, e shkarkuam
Vrau Kreshnik Carën, zbardhet dëshmia e autorit: U konfliktuam pas një përplasjeje në lokal, më bullizonte
- 10:39 Kuvend, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, Berisha: Seanca më e turpshme, shembje totale e sigurisë së shtetit
- 10:18 Grupi parlamentar i PD hyn në Kuvend së bashku me Berishën (VIDEO)
- 10:18 Protestuesit presin deputetët dhe rrethojnë parlamentin, forcat e policisë në terren
- 10:10 Gogu për arrestin e Vlora Hysenit: Përgjegjësia penale është individuale, e shkarkuam
- 09:59 Vrau Kreshnik Carën, zbardhet dëshmia e autorit: U konfliktuam pas një përplasjeje në lokal, më bullizonte
- 09:54 PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend pas masës së SPAK ndaj Vlora Hysenit