Kuvend, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, Berisha: Seanca më e turpshme, shembje totale e sigurisë së shtetit

24 Shtator 2026 | 10:39

Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate, menjëherë pas leximit të rendit të ditës nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori fjalën për të denoncuar, sipas tij, lidhjet mes shtetit dhe krimit të organizuar, duke iu referuar edhe masës së arrestit ndaj kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Berisha e cilësoi seancën si “më të turpshmen” në historinë e Kuvendit dhe hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës.

“Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca më e turpshme. Sot parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, si më i papërgjegjshmi në historinë e një vendi”, deklaroi Berisha.

Sipas Berishës, arrestimi i Hysenit është një cenim të rëndë të sigurisë kombëtare.

“Sot, për çdo shqiptar, është shëmbja totale e sigurisë së vendit, pasi kryetarja e Shërbimit Informativ rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal Agasi”, tha kreu i PD-së.

Berisha riktheu gjithashtu akuzat e tij të mëparshme ndaj Ergys Agasit, duke pretenduar se ai kishte kontroll mbi aktivitete kriminale dhe sekrete shtetërore.

“Kam paralajmëruar se Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Evropës, se kontrollonte të gjitha kartelet e drogës, të gjitha sekretet e këtij shteti”, u shpreh Berisha.

Para nisjes së seancës Partia Demokratike kërkoi ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend, pas zhvillimeve të fundit lidhur me arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit.

Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, opozita kërkon që të hiqen nga axhenda interpelancat me ministrat Sofjan Jaupaj dhe Mirela Kumbaro.

Në vend të tyre, PD kërkon zhvillimin e një debati me kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe zhvillimet pas masës së arrestit në shtëpi të ish-drejtoreshës së këtij institucioni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit presin deputetët dhe rrethojnë parlamentin, forcat e policisë në terren

Me nisjen e seancës plenare në Kuvend ditën e sotme është njoftuar nga qytetarët edhe zhvillimi i një proteste pranë ambienteve të Parlamentit. Para Parlamentit...
10:18 | 24/09/2026

Gogu për arrestin e Vlora Hysenit: Përgjegjësia penale është individuale, e shkarkuam

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka komentuar arrestin shtëpiak të caktuar nga Gjykata e Posaçme ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke deklaruar se qeveria...
10:10 | 24/09/2026

Vrau Kreshnik Carën, zbardhet dëshmia e autorit: U konfliktuam pas një përplasjeje në lokal, më bullizonte

Toni Nake, autori i vrasjes së 49-vjeçarit Kreshnik Cara ka deklaruar para hetuesve se çdo gjë ka ndodhur pas një konflikti çasti mes tij dhe...
09:59 | 24/09/2026