Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese”, u shpreh sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, para largimit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Eshtë e qartë se Serbia është e përfshirë në çështje të caktuara që janë potencialisht problematike dhe shpërthyese dhe që tërheqin vëmendjen ndërkombëtare, theksoi Rubio, pa shpjeguar hollësisht se për cilat çështje bëhej fjalë.
Rubio shtoi se sa i përket marrëdhënieve të SHBA-ve me Serbinë, Uashingtoni ka me të një partneritet strategjik, që dëshiron ta thellojë.
Ne synojmë ta bëjmë këtë, ndërsa njëkohësisht adresojmë problemet që mund të shfaqen, për të cilat e di se janë thellësisht të rëndësishme edhe për vetë ata, tha Rubio.
Tashmë, Serbinë e kanë vizituar zyrtarë nga Departamenti amerikan i Shtetit e të tjera agjenci qeveritare.
Shpresoj që edhe unë do të kem mundësinë ta vizitoj.