Tensione para Parlamentit: Protestuesit përplasen me policinë, nisin shoqërimet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.09.2026, 10:37

Forca të shumta policie dhe barriera metalike janë vendosur sërish rreth godinës së Parlamentit pasi sot po zhvillohet seanca e radhës parlamentare.

Në hyrje të Parlamentit janë mbledhur dhjetëra qytetarë, të cilët kanë protestuar kundër qeverisë, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Rama jep dorëheqjen” dhe “Parlamenti i krimit” ishin disa nga sloganet e dëgjuara gjatë protestës.

Situata është tensionuar pas shoqërimit dhe arrestimit të katër protestuesve, mes tyre Dritan Goxhaj dhe dy vajza. Protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë, duke pretenduar se personat e ndaluar nuk kanë kryer veprime të dhunshme dhe se protesta po zhvillohej në mënyrë paqësore.

Sipas protestuesve, ndalimet janë të pajustifikuara, pasi pjesëmarrësit po shprehnin vetëm qëndrimet e tyre kundër qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit