Sekretet e shtetit sheshit, ministri i Drejtësisë: Përgjegjësi jopolitike

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.09.2026, 10:47

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka komentuar arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, para nisjes së seancës plenare në Kuvend. Gogu ka përsëritur qëndrimin e Partisë Socialiste se përgjegjësia penale është individuale, ndërsa sipas tij qeveria ka marrë përgjegjësinë politike përmes vendimit për shkarkimin e Hysenit nga drejtimi i SHISH.

“Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale, individët kanë përballë proceseve”, deklaroi Gogu. Ai shtoi se qeveria e shkarkoi drejtuesen për shkak të akuzave dhe siguroi vijimësinë e institucionit, ndërsa për atë që ka ndodhur brenda SHISH duhet pritur përfundimi i procesit hetimor dhe gjyqësor.

Pas urdhër-arrestit të SPAK ndaj Hysenit, kryeministri Edi Rama vendosi shkarkimin e saj nga detyra e drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit. Në këtë pozicion, Rama emëroi përkohësisht Elvis Lilën, i cili do të drejtojë institucionin deri në caktimin e një drejtuesi përfundimtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit