Shtyhet sërish seanca për Metën dhe Kryemadhin, shkak trupa gjyqësore. Caktohet data e radhës për zhvillimin e seancës

24 Shtator 2026, 10:47Kronika TEMA
Shtyhet sërish seanca për Metën dhe Kryemadhin, shkak trupa

Shtyhet sërish seanca për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Shkak u bë sërish mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues Rudina Palloj. Seanca e radhës do të zhvillohet më 1 tetor, ora 10:00. Në seancë të pranishëm si publik ishin avokatët e Metës dhe Kryemadhit. Kryesuesi i trupit gjykues Erjon Bani kërkoi nga avokati i Ilir Metës Bujar Musta , të deklaronte arsyen përse nuk donte të përfaqësonte klientin, ndërsa qëndronte në sallë.

Musta tha para gjykatës se ndihej i kërcënuar se Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë dy vendime për bojkotin e seancave dhe se rrezikon heqjes e licencës nëse thyen bojkotin.

Bani i bëri me dije se po cenohet administrimi i drejtësisë dhe kjo përbën vepër penale, sipas nenit 264 të Kodit Penal, “detyrimi për te marrë pjesë ose jo në grevë”.

Ndërkohë Meta tha se kjo situatë po cenon interesat e tij për proces gjyqësor dhe se avokati është në pozitë për shkak të licencës.

Lini një Përgjigje