Kreu I opozitës Sali Berisha indirekt pranon nga foltorja e parlamentit se disponon dosjen e plotë të vendimit të GJKKO për masat e sigurisë ndaj ish-kryetares së Sherbimit Informativ Vlora Hyseni.
“Damian, mos ma ul kokën. Por shiko se sa herë ke shkuar aty”, thotë Berisha në foltoren e parlamentit duke insinuar se ka dalë edhe Gjiknuri në mesazhet Brenda komunikimit të Vlora Hysenit.
Më pas, Berisha u mor direkt me Ulsi Manjën.
“Ulusi, shiko sa herë të del emri aty në atë dosje. Shiko ti. Dhe shikoni se në atë studio me mjetet më të sofistikuara të blear nga partnerët ndërkombëtare për sigurinë kombëtare, janë përdor që të gjitha në funksion të Troplinëve, Çelëve dhe bandave të tjera”, tha Berisha në foltore.
E gjithçka duket se ka të bëjë me përgjimet e reja që janë Brenda dosjes, për të cilin kryetari I opozitës pranon se ka dijeni. Ai shigjetoi shumë anëtarë të parlamentit socialist duke thënë se për shumë prej tyre ka video.
