Toni Gogu për masën ndaj Vlora Hysenit: Përgjegjësia penale i përket individit, qeveria e shkarkoi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi për vendimin e Gjykatës së Posaçme për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Ai deklaroi se qeveria ka marrë përgjegjësinë politike duke e larguar Hysenin nga drejtimi i institucionit.

Të lidhura

None found

Duke folur për gazetarët jashtë Kuvendit, Gogu nënvizoi se përgjegjësia penale është personale dhe se përcaktimi i saj duhet të bëhet në përfundim të procesit gjyqësor.

“Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale, individët kanë përballë proceseve”, u shpreh ministri.

Sipas Gogut, qeveria ndërhyri për të garantuar vijimin e veprimtarisë së SHISH pas akuzave të ngritura ndaj ish-drejtoreshës.

“Qeveria e shkarkoi drejtuesin për shkak të akuzës dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit. Për sa i përket se çfarë ka ndodhur në institucion duhet të presim të gjithë procesin”, deklaroi ai.

Ministri tha gjithashtu se përgjegjësia politike shfaqet përmes masave që ndërmerren për të siguruar funksionimin normal të institucionit.

“Përgjegjësia politike është kur ti merr drejtimin që institucioni të vazhdojë të bëjë punën”, u shpreh Gogu.


Shtuar më 24.09.2026 10:55

sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetJOJOBETCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahis