Rrëzohet kërkesa e PD për debat për masën ndaj kreut të SHISH, deputetët bllokojnë foltoren
Mazhoranca rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e rendit të ditës dhe zhvillimin e një debati në Kuvend lidhur me rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Deputetët e opozitës rrethuan foltoren, ndërsa seanca u ndërpre për 10 minuta.
Para nisjes së seancës Partia Demokratike kërkoi ndryshimin e rendit të ditës në Kuvend, pas zhvillimeve të fundit lidhur me arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit.
Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, opozita kërkoi që të hiqen nga axhenda interpelancat me ministrat Sofjan Jaupaj dhe Mirela Kumbaro.
Në vend të tyre, PD kërkoi zhvillimin e një debati me kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe zhvillimet pas masës së arrestit në shtëpi të ish-drejtoreshës së këtij institucioni.
Kuvend, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, Berisha: Seanca më e turpshme, shembje totale e sigurisë së shtetit
Protestuesit presin deputetët dhe rrethojnë parlamentin, forcat e policisë në terren
Gogu për arrestin e Vlora Hysenit: Përgjegjësia penale është individuale, e shkarkuam
- 10:47 Kombëtarja U-21, trajneri Bushi publikon listën për miqësoren ndaj Ukrainës
- 10:39 Kuvend, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, Berisha: Seanca më e turpshme, shembje totale e sigurisë së shtetit
- 10:38 Shtyhet seanca për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, çfarë deklaruan avokatët e tyre
- 10:18 Grupi parlamentar i PD hyn në Kuvend së bashku me Berishën (VIDEO)
- 10:18 Protestuesit presin deputetët dhe rrethojnë parlamentin, forcat e policisë në terren
- 10:10 Gogu për arrestin e Vlora Hysenit: Përgjegjësia penale është individuale, e shkarkuam