Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryedemokrati hap seancën plenare me Vlora Hysenin: Fuqia iu dha nga padrino i vendit! Agasi ju shkarkonte, ju thërriste në zyrë, Damian e di ti...

Shkruar nga Newsbomb
Kryedemokrati hap seancën plenare me Vlora Hysenin: Fuqia iu dha nga
Sali Berisha, Kuvend

Seancën e sotme plenare e ka hapur lideri demokrat Sali Berisha i cili hapi punimet e sotme në Kuvend me në fokus arrestimin e shefes së SHISH-it, Vlora Hysenin të cilën e cilësoi se është “El Porro”i Shqipërisë. Ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se e emëroi në krye të detyrës shërbëtoren e Vucicit.

“Në këtë sallë kam paralajmëruar se Ergys Agasi është mafiozi më i rrezikshëm në botë. Të gjitha sekretet e këtij shteti, ai kishte fuqi të pakufizuara, fuqi që iu dha nga padrino i vendit.

Rasti i Vlora Hysenit është i treti rast në botë, është El Porro i Venezuelës që punojnë me kartelet e shefit të shërbimit” tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Duke akuzuar se emërimi i Hysenit është bërë për rol të dyfishtë, sipas Berishës me urdhër të Ergys Agasit janë bërë shkarkime të shumë zyrtarëve. Lideri demokrat iu drejtuar socialistit Damian Gjiknurit të cilët i tha: Ishte njeriu që iu thërriste në zyrë, Damian e ke vetë parasysh ti. Tragjike është se është shembur piramida e sigurisë.

Fjala e Sali Berishës:

Ky është parlamenti i Ergys Agasit, Vlora Hyseni shkarkonte secilin prej jush me porosi të tij! Siguria kombëtare është shembur totalisht, Agasi e merrte fuqinë nga Padrinoja Edi Rama

Kjo seancë do hyjë në histori si seanca më e turpshme e mbledhur ndonjëherë.

Sot parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të ndonjë vendi.

Sot, për çdo qytetar shqiptar, që i thotë vendit vend, sigurisë siguri, çështja e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit pasi kryetarja e shërbimit informativ rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal Agasi.

Në këtë sallë kam deklaruar, kam paralajmëruar se Ergys Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Evropës.

Po, sepse ai kontrollonte si asnjë tjetër në Shqipëri dhe në Evropë, të gjitha kartelet e drogës, të gjithë internetin e territorit të vendit, të gjitha sekretet e këtij shteti dhe SHISH-in.

Ai kishte fuqi të pakufizuar dhe këtë fuqi e kishte nga Padrino i vendit.

Rasti i Vlora Hysenit është i treti rast në botë, është El Polo i Venezuelës që punoi me kartelet, është shefi i shërbimit të Guinesë Bisau, të cilën kartelet amerikano-latine e shndërruan në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë, dhe tani vjen Vlora Hyseni, ky personazh i përçudnuar, që pasi shkarkohet nga detyra në një vend demokratik, për motive të forta, po ato motive e sjellin atë këshilltare të Padrinos dhe më pas e sjellin në krye të SHISH.

Emërimi i saj, jashtë të gjitha kritereve, përbën aktin më të papërgjegjshëm ndaj sigurisë së vendit. Emërimi i saj ishte në mënyrë absolute për një rol të dyfishtë. E kam deklaruar në atë kohë, e deklaroj edhe sot, ajo ishte një shërbëtore e Vuçiçit dhe Edi Ramës.

Por kjo është njëra anë, ana më e zezë është se njeriu që kishte për detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të këtij vendi, bashkëpunonte me hanxharët e krimit, ishte një ushtare e hanxharëve të krimit. Ishte ushtare e një organizate më të rrezikshme kriminale.

Ishte njeriu që lëshonte në duart e bandave çdo sekret të këtij shteti. Ishte njeriu që me porosi të Ergys Agasit shkarkonte secilin prej jush. Po! Ishte njeriu që u thërriste ju në zyrë. Damian, e ke vetë parasysh ti. Nuk je i vetmi ti, janë shumë si ti. Se e shihja se po bëje sikur nuk po dëgjoje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese