Ka përfunduar seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen ne pyetje ndaj Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të një procedimi që ka të bëjë me përkrahjen e Ergysit Agasit në kohën kur ai ishte person në kërkim.
GJKKO ka konfirmuar masën e arrestit në burg për Kallucin dhe Sulejmanin.
Fatjon Kalluci, me detyrë Shef i Policisë Shkencore, dyshohet se i ka dërguar Ergys Agasit në muajin gusht para se të arrestohej 3 foto të ekspertizës së makinës “Land Rover Deffender”, me targë “GG444AA” të gjetur në “Equos Resort”.
Ndërsa administratori i agroturizmit “Kodra e Kuajve”, Embro Sulejmani, i dërgonte ushqime në banesë ku qëndronte i fshehur. Të dhënat janë zbuluar në telefonin e Agasit.
Avokatët do të kërkojnë në gjykatë shpalljen e moskopetencës dhe do t’i kërkojnë togave të zeza kohë për t’u njohur me aktet.













