Lajmi i fundit

LIVE - Seancë plenare dhe protestë, policia 'blindon' parlamentin

Sekretet shtetërore iu dhanë krimit të organizuar, PS refuzon debatin për skandalin e SHISH, opozita bllokon foltoren

Sekretet shtetërore iu dhanë krimit të organizuar, PS refuzon debatin për skandalin e SHISH, opozita bllokon foltoren

11:05, 24/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Socialiste refuzoi kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës në seancë parlamentare dhe vendosjen si kryesore "Kontrollin dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e rëndë në Shërbimin Informativ Shtetëror”

Me forcën e kartonit, 72 vota pro, socialistët u përpoqën të relativizonin situatën skandaloze të arrestimit nga SPAK të shefes së Shërbimit Informativ Vlora Hyseni e cila akuzohet se ka nxjerrë sekrete shtetërore tek Ergys Agasi, duke kërkuar që të vijonin seancën parlamentare sipas rendit të ditës me dy interpelancat e dy ministrave.

Me urdhrin e kryeministrit Rama, maxhoranca po përpiqet ta trajtojë si çështje individuale dhe duhet t’i lihet drejtësisë.

Ndërkohë që për PD-në kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare. 

Kryetari i PD-së Sali Berisha e quajti seancën e sotme më të turpshmen në histori.

"Nuk mund të ketë çështje tjëtër sot në parlament, ka rënë siguria kombëtare! Kërkoni ta mbuloni me histori rozë ose duke ia faturuar Vali Bizhës, Edi Rama të japë urgjent dorëheqjen" tha Berisha në foltoren e Kuvendit.

 Vendimi u shoqërua me protestë nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren e kuvendit ndërsa përplasnin tavolinat.

Në këtë situatë kreu u parlamentit Niko Peleshi ndërpreu seancën për 10 minuta pushim. Ndërkohë edhe jashtë kuvendit qytetarët protestojnë.

Çfarë kërkoi PD?

Heqjen e pikave: "Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kerkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.".

Shtimin e një pike "Kontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e rëndë në Shërbimin Informativ Shtetëror" 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco