Rusia po përgatitet për sulme të reja me dronë në Europë, por këtë herë në shënjestër do të jenë vendet e Mesdheut: Franca, Spanja dhe Italia. Kështu shkruan gazeta spanjolle El Mundo, sipas së cilës shërbimet amerikane të inteligjencës kanë mbledhur informacione mbi planet e Kremlinit lidhur me një përshkallëzim të mundshëm të situatës dhe ua kanë përcjellë ato disa qeverive europiane.