
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg përgjegjësin e Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani. Ata akuzohen për "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "përkrahje të autorit të krimit", për dosjen ndaj Ergys Agasit.
Gjatë seancës Sulejmani ka thënë se e njeh Agasin, pasi janë të dy nga Durrësi. "Nuk e di çfarë krimi kam bërë unë, që i kam çuar supë e ushqim", ka pretenduar ai.
Ndërsa oficeri i policisë shkencore Kalluci ka pohuar se nuk mban mend që të ketë dërguar akte sekrete Agasit, ashtu siç e akuzon SPAK.
Pas tyre do të përballet sot për herë të parë me Gjykatën e Posaçme, drejtuesja e shkarkuar e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. (A2 Televizion)