E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 18 minuta më parë
Uncategorized

EMRI/ E kapi droni duke koltivuar lëndë narkotik në Vaun e Dejës, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, që po zhvillohet kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas Policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, gjatë kontrolleve në terren dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë identifikuar një rast të dyshuar të kultivimit të lëndëve narkotike në fshatin Vilë.

Në pranga ka rënë shtetasi Mark Delija, banues në Shkodër. Nga veprimet hetimore dyshohet se ai kishte kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Bimët e gjetura janë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.