Një 64-vjeçar është arrestuar në Patos pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një armë zjarri automatike dhe municion.
Operacioni, i koduar “No Guns 4”, u finalizua në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Y. A., në Patos, uniformat blu gjetën një armë zjarri automatike dhe fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Y. A., 64 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.














