Sistemi i ri 3-5-2 dhe surprizat e Fodës – ja si pritet të luajë Kosova kundër Irlandës

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me një skemë të re taktike në sfidën ndaj Republikës së Irlandës, ku trajneri Franco Foda pritet të aplikojë modulin 3-5-2. Ky ndryshim do të sjellë një qasje më të ekuilibruar në të dyja fazat e lojës.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve të Telegrafit, formacioni i mundshëm i “Dardanëve” përbëhet nga: Arijanet Muric në portë; treshe e mbrojtjes e përbërë nga Albian Hajdari, Lumbardh Dellova dhe Mërgim Vojvoda; në mesfushë do të jenë Dion Gallapeni, Valmir Matoshi, Leon Avdullahu, Veldin Hoxha dhe Ermal Krasniqi; ndërsa dyshja e sulmit do të jetë Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani.

Me këtë sistem, Kosova do të ketë tre qendërmbrojtës, pesë faktorë në mesfushë dhe dy bomberë. Kur skuadra nuk ka topin, formacioni mund të transformohet në një 5-3-2, me Gallapenin dhe Krasniqin që do të jenë të detyruar të ulen më shumë për të mbyllur krahët. Në momentin kur topi është në zotërimin e Kosovës, dy lojtarët e krahut do të kenë lirinë të avancojnë dhe ta kthejnë sistemin në një 3-5-2 më ofensiv.

Në mbrojtje, një rëndësi të veçantë do të ketë uniteti i treshes Hajdari, Dellova dhe Vojvoda. Albian Hajdari është konsideruar si një nga qendërmbrojtësit me perspektivë të skuadrës, ndërsa Lumbardh Dellova ka qenë një zgjedhje e rregullt në grumbullimet e fundit. Mërgim Vojvoda, nga ana tjetër, ka më shumë përvojë dhe do të jetë një element kyç në ndërtimin e lojës nga fundi i mbrojtjes.

Në krahun e djathtë, Dion Gallapeni do të ketë një rol mjaft kërkues. Duke qenë anësor i majtë, ai do të duhet të kontribuojë si në mbrojtje ashtu edhe me avancime të shpeshta për të siguruar epërsi numerike në atë pjesë të fushës.

Në anën e kundërt, po ashtu, Ermal Krasniqi do të ketë detyra të ngjashme. Ai duhet të jetë gati të zbresë për të mbështetur mbrojtjen, por njëkohësisht të shfrytëzojë hapësirat e krijuara kur Kosova fiton zotërimin e topit.

Në qendër të mesfushës, do të jetë Leon Avdullahu ai që siguron ekuilibrin, veçanërisht nëse Foda vendos t’u japë më shumë lëvizje përpara Valmir Matoshit dhe Veldin Hoxhës.

Në repartin ofensiv, Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani do të përbëjnë çiftin e sulmit. Muriqi do të angazhohet në duele fizike dhe në lojën me shpinë nga porta, ndërsa Rrahmani do të mundohet të shfrytëzojë hapësirat që krijohen rreth tij.


sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibomsupertotobetjojobetjojobetJOJOBETCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahis