GJKKO ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për biznesmenin Embro Sulejmani dhe për zyrtarin e policisë shkencore Fatjon Kalluçi.
“Nuk e di se çfarë kam bërë e çfarë kam shkelur. I kam çuar në burg supë e bukë” është shprehur biznesmeni Sulejmani përpara togave të zeza ndërsa priste për vendimin që do të merrej për lënien e tij në arrest me burg.
Sipas SPAK, Sulejmani është përfshirë direkt në fshirjen e provave dhe fshehjen e krimit duke fshire gjithë serverin e regjistrimit të drekave darkave të Ergys Agasit gjatë kohës që ishte në kërkim nga SPAK, në një vilë në rezidencën qeveritare në durrës.
Ndërkaq, zyrtari i policisë Kalluci ka pretenduar përpara togave të zeza se nuk e di për çfare dokumentesh sekrete bëhet fjalë që ai ia ka dhënë Ergys Agasit. Sot paradite, GJKKO vendosi të mbajë në burg dy personat e lidhur me Agasin.
Më vonë, në orën 12.00 SPAK do të marrë në pyetje edhe ish-kryetaren e shërbimit informativ të shtetit Vlora Hyseni për të njëjtën dosje që lidhet me Ergys Agasin.
