Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Monika Kyremadhin dhe Ilir Metën, e cila ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme. Ndërsa bëhet me dije se shkak për shtyerjen është bërë mungesa e gjyqtares Rudina Palloj.
Pas daljes nga SPAK, Monika Kryemadhi vijoi me batuat e saj para mediave, duke ironizuar sërish romancën e Vlora Hysenit dhe Ergys Gasit, për të cilët tha se për një rrahje zemre fik radarët, imagjino për ndonjë anije apo nëndetëse ç’mund të bëhet.
“Kam qenë një personazh i politikës kundër bojkotit, por e detyruar nga rrethanat detyrohesh të vijosh, nëse ju kujtohet djegia e mandateve që kishte pasoja fatale që solli që SHISH, është në shërbim të krimit të organizuar dhe fik radarët.
Për një rrahje zemre fik radarët, imagjino për ndonjë anije apo nëndetëse ç’mund të bëhet. Avokatët janë në bojkot, jam e interesuar si palë që procesi të vijojë, çdo shtyrje është në dëm të zotit Meta që i kalojën afatet e paraburgimit. SPAK ka grupe apo individë që akuzohen për grupe të strukturuar kriminale dhe janë të lirë, ndërsa Meta nuk ka asgjë, sepse gjithçka rrotullohet rreth meje” tha Kryemadhi për mediat.
Në përmbyllje të fjalës së saj, Kryemadhi ironizoi dhe ish-drejtorin Ilir Proda, qëndrimin e të cilit e krahason me pikëpyetje, tani që SPAK po vijon hetimet ndaj tij për dyshimet se ka bashkëpunuar me Ergys Agasin.
“Karma is a Bitch, e patë si ishte bërë si pikëpyetje Ilir Proda, se qeshte dhe vuri kamera atëherë të filmohej arrestimi i Metës, apo Vlora Hyseni që vuri SHISH në funksion të ndjekjes të kujtdo që ishte kundër Ramës, Gysit dhe të gjithë çunave që ishin kundër Gysit” shtoi më tej Kryemadhi.
