E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Politikë

“Edhe ju si socialistë keni ulur kokën”, Tabaku thirrje Peleshit: Na kanë ndarë shumë gjëra në politikë, por…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vijuar debatin në Kuvend duke kërkuar që situata e krijuar rreth SHISH të trajtohet nga Parlamenti. Tabaku ka rikthyer kërkesën e PD-së për ndryshimin e rendit të ditës, duke akuzuar mazhorancën se po shmang diskutimin për atë që opozita e konsideron cenim të sigurisë kombëtare.

Në fjalën e saj, Tabaku është shprehur se zhvillimet e fundit kanë tronditur besimin dhe imazhin e institucioneve shqiptare, duke iu drejtuar edhe deputetëve socialistë me thirrjen që të marrin përgjegjësi dhe të mos sillen në Kuvend “sikur s’ka ndodhur asgjë”.

Ajo e ka cilësuar situatën si një problem që kërkon reagim institucional dhe debat parlamentar.

Tabaku: PD bëri një kërkesë për të ndryshuar rendin e ditës. Edhe ju si socialist nuk jeni komod me atë që ka ndodhur. Jeni në vështirësi dhe keni ulur kokat. Shumë nga ju nuk jeni dakord me atë që po i ndodh Shqipërisë. Na kanë ndarë shumë gjëra në politikë, por Shqipëria anëtare e NATO ka qenë një nga arritjet më të mëdha të kombit shqipar. Sot ato themele janë tronditur. Sot është vënë në pikëpytje themeli i shtetit shqiptar.

Është një njollë për shtetin. Për këtë aryse ju si numri dy i shtetit duhet të merrni masa që ky parlament të diskutojë se si është cenuar siguria kombëtare. Sot duhet të ishte ngritur në këmbë i gjithë shteti shqiptar. Sot është cenuar rëndë imazhi i Shqipërisë. Kjo njollë për shtetin shqiptar nuk zhbëhet lehtë. Ky është një rast i sistemit që Edi Rama ka ngritur, një rast i sistemit që përfaqëson Shqipërinë. Ky parlament nuk mund të sillet sot sikur s’ka ndodhur asgjë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.