LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me Ramën për SHISH, PS mbyll Parlamentin në mënyrë të njëanshme

• Arresti për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ka shkaktuar përplasje në seancën plenare mes opozitës dhe mazhorancës. • Partia Demokratike bëri kërkesë, ku kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe debat për skandalin e SHISH, duke thënë se është cenuar siguria kombëtare. • Por kërkesa u rrëzua nga shumica socialiste dhe kjo shkaktoi tensione në Kuvend. • Në shenjë revolte opozita bllokoi foltoren dhe si pasojë seanca u ndërpre disa herë. • Gjatë tensioneve në Kuvend, Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të ashpra ndaj Vlora Hysenin, duke e cilësuar si shërbëtore të krimit, ndërkohë kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA për asamblenë e OKB-së. • Berisha theksoi se, Ergys Agasi kishte ushtruar ndikim mbi institucione dhe grupe kriminale, ndërsa akuzoi Hysenin se kishte bashkëpunuar me struktura kriminale dhe se kishte përdorur informacionin dhe kapacitetet e SHISH-it në funksion të tyre. • Lideri i opozitës shënjestroi edhe Ministren Ismaili, duke e pyetur nëse kishte kaluar më parë nga zyra e Agasit dhe nëse kjo zyrë i kishte shërbyer për karrierën e saj politike. • Nga ana tjetër, Ministrja Eriona Ismaili iu përgjigj akuzave të opozitës për skandalin e Vlora Hysenit duke rikthyer debatin te SHIK-u gjatë qeverisjes së Sali Berishës. • Ismaili tha se shqiptarët s’kanë si ta harrojnë SHIK-un e atëhershëm si pushtet të pakufijshëm që përndiqte, dhunonte, vriste si polici politike dhe që s’jepte llogari askund. • Replikë ndaj Berishës bëri edhe deputeti socialist Blendi Klosi, i cili i kujtoi atij precedentin me ish-kreun e SHISH, Bashkim Gazidede. • Ndërkohë që seanca edhe pse u ndërpre disa herë, deputetët demokratë nuk gjetën qetësi, duke mbajtur folturen të bllokuar. • Pas rreth tre orësh tensione e përplasje mes mazhorancës e opozitës, PS kaloi direkt në votim projektligjet dhe seanca plenare u mbyll.

15 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Parlamenti flakë në debat për Vlora Hysenin, deputetja Ilva Gjuzi bën pazarin, scroll për këpucë online  (VIDEO)

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me
Ilva Gjuzi

TIRANË- Ndërkohë që Kuvendi është 'flakë' në deabte për skandalin e ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni, deputetja e Partisë Socialiste  Ilva Gjuzi duket e ‘pa shqetësuar’. Siç shihet në pamje, socialistja është përhumbur duke bërë scroll në internet. Me sa duket deputetja do të bëjë shopping online.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Gjuzi shihet teksa kontrollon këpucë dhe shapka, edhe pse për këto të fundit sezoni duket se ka mbaruar pasi ka ardhur vjeshta, por ndoshta deputetja mund t’i kapë me ulje./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Tensionet në Kuvend nuk ndalen, PS kalon direkt në votim projektligjet dhe mbyll Kuvendin

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me
Kuvendi

Pas mbi një ore diskutime me në qendër akuzat ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, tensionet në Kuvend kanë nisur. Kryetari Niko Peleshi ka sinjalizuar vijimin me rendin e ditës për interpelancë me ministrin Sofjan Jaupaj, por opozita ka kundërshtuar dhe ka vijuar duke përplasur duart në tavolina dhe bllokuar foltoren.

Më pas kryetari ka sinjalizuar sërish disa minuta pushim deri në zhbllokimin e foltores. Edhe pas rikthimit në Kuvend, opozita vijoi bllokimin e foltores.

Keni folur 3 orë për procedurë, duhet të vijojmë me rendin e ditës. Nuk mund të merret fjala për procedurë me dhunë. Nuk mund të mbahet 3 orë peng për procedurë seanca. Uluni, në këto kushte nuk zhvillojmë dot seancë. Kur të kalojmë në pikën tjetër keni mundësinë të kërkoni fjalën për procedurë”, u shpreh Peleshi.

Deputeti i PS, Erion Malaj, propozoi për kalim të menjëhershëm në votim dhe u miratua nga Kuvendi./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte, kreu i ri i SHISH të përgjigjet para deputetëve

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me
Marjana Koçeku

TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka kërkuar në Kuvend që kryeministri Edi Rama të japë shpjegime për zhvillimet e fundit që lidhen me dyshimet për nxjerrje të sekreteve shtetërore dhe ndihmën e pretenduar ndaj Ergys Agasit.

Duke iu referuar vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë ndaj një zyrtareje, Koçeku tha se ajo dyshohet se ka nxjerrë sekrete shtetërore dhe ka ndihmuar Agasin, të cilin e cilësoi si person nën akuzë.

Këtë javë GJKKO vendosi arrest shtëpie dhe pezullim detyre, dyshohet se ka nxjerrë sekrete shtetërore dhe ka ndihmuar Agasin, njeriun që akuzohet. Këto dy ditë kemi dëgjuar dy teza, njëra thotë ra shteti dhe tjetra u pjek drejtësia. Kryeministri shkroi nga New York dhe kërkoi edhe ndjesë për vonesën e reagimit për shkak të orareve, por për garancinë jo. Tek ne ai që garanton për tjetrin quhet dorëzanë, dhe dorëzani del vetë e përgjigjet”, tha Koçeku.

Ajo iu referua edhe raportimit të drejtores së SHISH në Kuvend në fund të qershorit, duke kërkuar që Rama të japë shpjegime për atë që dinte lidhur me çështjen.

Në fund të qershorit drejtoresha e SHISH mbi 2 orë foli për rreziqe ndaj sigurisë tonë kombëtare dhe krimin e organizuar dhe ky Kuvend e dëgjoi. Kryeministri sapo të kthehet duhet të vijë në sallë dhe të na thotë çfarë dinte. E dyta, një vlerësim të plotë të dëmit para Komisionit të Sigurisë. Dhe kreu i ri i SHISH, para se të dekretohet, të vijë para Kuvendit dhe t’i përgjigjet pyetjeve tona”, përfundoi Koçeku./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Skandali i Vlora Hysenit/ Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH! Të sugjeroj dorëheqjen

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja Jozefina Topalli ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për indiferencën e tij lidhur me akuzat dhe masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH Vlora Hyseni. Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, Topalli deklaroi se Peleshi, si numri dy i Republikës, duhet të mbajë një qëndrim për situatën.

Ajo vijoi akuzat duke deklaruar se situata aktuale është pjesë e një agjende që ka nisur prej vitesh, ndërkohë i kërkoi drejtpërdrejt Peleshit të japë dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit.

“Kush e mbron Republikën, kur këta që duhet ta mbrojnë janë në mbrojtje të krimit? Krimi mund të përballet me kriza politike institucionale, po kur shembet themeli i Republikës, shteti ka pushuar së ekzistuari. Është zhdukur kufiri i shtetit dhe krimit të organizuar. Ju mund të jeni të rinj, por kjo që ndodh sot që nuk është shteti i kapur, po shteti i mafies, ka një agjendë që ka filluar shumë vite përpara, kur aty ishin njerëz që kishin problem me krimin, kur radarët fikeshin nga Ministria e Mbrojtjes me urdhër të Kryeministrit. Shtet i rrezikshëm, por ju jeni numri 2 i Republikës Parlamentare dhe deri më sot nuk ta kam dëgjuar të flisni një fjalë. Të sugjeroj një rrugë të shkurtër, ka mundësi që kryetari i Parlamentit të japë dorëheqjen. Do ishte një dalje fisnike”, deklaroi Topalli./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Nuk është histori rozë kjo"/ Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë fikur radarët

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me
Saimir Korreshi 

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal tek mesazhet e publikuara mes Ergys Agasit dhe ish-kreut të SHISH Vlora Hyseni. Korreshi tha se mesazhet e zbuluara mes ish-kreut të SHISH dhe Agasit i kanë fikur llambat parlamentit. Ai kërkoi llogari se pse Bajram Begaj nuk ka thirrur Këshillin e Sigurisë pasi shteti ka rënë, ndërkohë theksoi se nuk bëhet fjalë për një histori rozë.

“Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit shqiptar sot i kanë fikur radarët, e kanë servirur në pjatë të krimit. Sot çdo njeri është në dorë të krimit. Vettingu, certifikatat, kush duhet të rrijë e ikë. Shteti ka rënë de facto sot. Ajo që ndodhi dje i ka fikur llambat parlamentit. Ajo që ndodhi dje i ka fikur llambat qeverisë që bën si qorre. Në më të paktën e mundshme është fajtore se ka zgjedhur njerëz të paaftë të lidhur drejtpërdrejt me krimin. Por i kanë zgjedhur një nga një me dorë për të mbajtur këtë shtet. Kur këtyre i kanë fikur llambat, Bajrami sot duhet të kishte thirrur sot Këshillin e Sigurisë. Ku është presidenti? Apo ka qenë ha fasule dhe ikni, si yp xhixhi edhe Bajrami kur ia çonte letrat në mëngjes Presidentit të Republikës për sigurinë kombëtare? Nuk është histori rozë kjo! Është e krijuar posaçërisht! Ka dhënë ca mesazhe Vlora për agjenturë serbe te ‘Rogner’-i. Do të shohim kush tjetër e ka radhën”, tha Korreshi./Dosja.al

2 ORE ME PARE

"Ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar"/ Bardhi thirrje socialisteve në Kuvend: Silleni Ramen zvarrë ketu të japë llogari

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u bëri thirrje socialistëve të sjellin Ramën në Kuvend dhe të japë llogari se dorëzoi shtetin në duart e krimit të organizuar.

Bardhi tha se opozita kishte paralajmëruar më herët për emërimin e Hysenit, ndërsa akuzoi mazhorancën se në atë kohë i kishte kundërshtuar pretendimet e opozitës. Ai iu referua gjithashtu pretendimeve të mëparshme të opozitës se Vlora Hyseni ishte emëruar për t’i shërbyer interesave të grupeve kriminale.

"Zoti kryetar, kam kërkuar fjalën për replikë, por ndërkohë kam kërkuar dhe fjalën për procedurë dhe s'kam pse e marrë dy herë, po e marr një herë. Besoj që ky është një nga momentet më të vështira qoftë për parlamentin, qoftë për Republikën e Shqipërisë dhe unë e kuptoj sikletin tuaj që detyroheni që një nga çështjet më të rënda që ka ndodhur në Republikën e Shqipërisë ta trajtoni duke ju mbrojtur një e papërgjegjshme, sepse asnjë njeri i përgjegjshëm në këtë sallë nuk mund të marrë guximin të vij të flas këtu për 45-ën ku sot në vitin 2026 Shqipëria një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria vend kandidat për Bashkimin Europian, është provuar diçka të cilën ne ju kishim paralajmëruar.

Po kështu përqeshnit, bënit historinë e shtetit ku ne ju thamë që Flora Hyseni është emërim i Ergys Agasit në shërbimin informativ të shtetit për t'i shërbyer grupeve kriminale nga kjo foltore. Ju thatë ku i gjetët këta? Nuk e bën Edi Rama këtë. Edi Rama ka zgjedh më të mirë. Ja që doli që është e vërtetë. Ku e keni Edi Ramën sot? Fshihet pa asnjë të papërgjegjshme që nuk mban përgjegjësi. Çfarë thotë? Me ligj. Nuk mban përgjegjësi zonja. Nuk bë përgjegjësi me ligj për atë që thotë, sepse është zyrtarisht e papërgjegjshme, sepse një zyrtar i përgjegjshëm ishte zëvendës kryeministrja këtu. S'foli asnjë fjalë, sepse nuk mund të vijë këtu dhe të thotë që ne jemi më të mirët kur shefja e shërbimit informativ të shtetit jo vetëm ndihmonte kreun e një organizate kriminale t'i arratisj drejtësisë, por i thoshte thuaj çunave të veproj lehtë sot, lirshëm sot, se unë për ty fik radarët e shtetit.

E në fakt ja ka fikur radarët shtetit, ka fikur dhe radarët tuaj, sepse zyrtarisht shteti shqiptar është ndërruar në narkoshtet. Nëse shefin e shërbimit, nëse drejtorin e përgjithshëm, nëse kryeministrin e vendit e urdhërojnë grupet kriminale dhe grupet e trafikut të drogës, këtu nuk ka më shtet. Ky është antihteti që keni ndërtuar ju. ku narkosi cakton ministrat, deputetët, drejtorët e përgjithshëm policisë, drejtorët e agjencive kryesore në vend, drejtorinë e kadastrës, është emërim po i këtij zotërisë. Pra ju keni dorëzuar me vetëdije grupeve kriminale shtetin shqiptar, sepse e dini që janë këto grupe kriminale që ju mbajnë ju. Keni tre minutëshin e procedurës.

A nuk ishte Erky Sagasi që të paktën ka sjellë në këtë sallë 12 deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste me porosi direkte të Edi Ramës, qark për qark se kush do votohej nga Xhabaftët në Tiranë, kush do votoj nga Suel Çela në Elbasan, kush do votoj nga Troplinët në Durrës, kush do votojë nga Bajrat në Shkodër, e ka me porosi direkte të Edi Ramës P SMS nuk e dini ju këtë. Po ju e dini këtë dhe nuk jeni të gjithë në këtë sallë kjo kategori. Iku Fatmir Xhafaj tani nga salla se e kisha një pyetje drejtpërdrejtë për të. Ka qenë ministër drejtësie në këtë republikë dhe një ministër drejtësie, ish-ministër drejtësie nuk mund të dalë kurrë dhe të thotë kjo është çështje e drejtësisë. Jo, nuk është çështje e drejtësisë.

Drejtësia nuk fshin as video, nuk gris as prova, i ka dalë përpara dhe e ka hetuar. Edhe pse opozita me në krye kryetarin e vetë, kryetarin e grupit, çdo deputet i këtij grupi ka ardhur në këtë sallë dhe ka thënë shërbimi informativ i shtetit është në dorën e krimit të organizuar. Nuk veproi drejtësia, por kur i del përpara me SMS, me video, me foto, çfarë prisni ju? Prokurorët, shërbëtorët tuaj t'i grisin, të shkojnë në burg Vlora, Hysenit edhe Argasit. Nuk e bën asnjë prokuror sado i kapur të jetë një gjë të tillë. Po as ju s'keni vepruar edhe pse një pjesë prej jush nuk janë kjo kategori dhe thirrja ime sot është për ata. Ka këtu deputetë që ka nga 20 vite që kanë ardhur me votë qytetarëve. Mos e pranoni këtë realitet. Ata që po ju turprojnë nuk janë socialistë. s'kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Pse nuk ngriheni ju t'i thoni kjo sëmundje me krye Edi Ramën jashtë Partisë Socialiste? Sepse krimi nuk ka punë me Partinë Socialiste.

Partia Socialiste ashtu si Partia Demokratike janë asete kombëtare me të mirat dhe të këqijat e veta në këto 35 vite. Si mund ta shndërroni ju në organizatë kriminale një parti që ka qeverisur vendin për vite tëra. Ka bërë gjatë këtyre 14 viteve shumë gjëra të këqija, po më parë ka bërë dhe gjëra të mira ku një pjesë prej jush kanë qenë dhe ministra. Si mund ta pranoni ju kokulur që të vijë këtu një ministër edhe thotë s'ka ndodhur asgjë. Shërbimi informativ i shtetit i ulur në prerjen e krimit të organizuar dhe ju thoni s'ka ndodhur asgjë. Si s'ka ndodhur asgjë. Çfarë duhet ndodhur më që të vijë Edi Rama këtu të japë llogari dhe të japë dorheqjen? Çfarë duhet ndodhur më në këtë vend? Çfarë prisni ju?

Ky është momenti zoti kryetar që ju si numri dy i shtetit se ju dëgjova që thate përfundoheni ju lutem. Po e keni ju vërtetë jeni zgjedhur me votat e grupit parlamentar të PS-së. Po këtu përfaqësoni Kuvendin e Shqipërisë dhe kjo është republikë parlamentare. Dhe në një republikë parlamentare kryeministri sillet zvar të japë llogari kur i ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Dhe kjo është detyra jote sot dhe këtë do bërë se ndryshe këtu nuk ka seancë," tha Bardhi./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete?

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet para një skandali botëror. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha u ndal te ngjarjet e fundit me drejtoreshën e SHISH, dhe komunikimet e saj me Ergys Agasin.

Berisha theksoi se siguria kombëtare është shembur, ndërsa kritikoi deputetë të PS si të papërgjegjshëm përballë këtij skandali. Gjithashtu Berisha iu kundërpërgjigj edhe Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili, e cila mbajti fjalën para kreut të PD për masën e sigurisë ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot në ditën kur siguria kombëtare është shembur në mënyrë totale, kur të dhënat sensitive sekrete që NATO i besonte vendit anëtar, Shqipëri, kanë kaluar në mënyrë të vazhdueshme në duart e armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s, përfaqësuesit e qeverisë ngrihen këtu dhe recitojnë në papërgjegjshmëri të plotë. Ka vetëm një rrugë, dorëheqjen e menjëhershme të Padrinos, i cili ndërtoi këtë piramidë turpi narkoshteti.
Po si mundet ju të qëndroni indiferentë apo të recitoni si parafolësja në aktin më skandaloz në historinë e NATO-s, në aktin më skandaloz në historinë e një shteti të Evropës?

Dhe ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë në papërgjegjshmëri të plotë. Për ju kam vetëm një pyetje: Keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete në parlament apo jo? Sepse këtu deputetët e Kodrës së Kuajve janë këtu në parlament. Por kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo jo? Për këtë përgjigju këtu! Pra, kjo është një ditë turpi mo? Po si ka mundësi? Po ju e dini të gjithë. Ndaj dhe është jetike të bëhet transparenca e plotë para qytetarëve shqiptare e këtij skandali botëror. A e dini ju ç’do të thotë kjo për Shqipërinë? Është goditja më fatale për reputacionin e saj. A e dini ç’do të thotë për një vend anëtar të NATO-s. Sigurisht, deputetët e Kodrës së Kuajve protestojnë. Jo, i shoh unë,“ tha Berisha./Dosja.al

3 ORE ME PARE

“PS Parti e Skandaleve, jo më Parti Socialiste”/ Zhupa: Vlora Hyseni simbol i tradhtisë kombëtare!

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë gjatë fjalës së saj në Kuvend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Zhupa deklaroi se zhvillimet e fundit me ish kreun e SHISH Vlora Hyseni, kanë konfirmuar akuzat e ngritura më herët nga opozita për mënyrën e funksionimit të institucioneve shtetërore.

Ajo tha se Kuvendi duhet të fokusohet te situata që, po kalojnë institucionet shqiptare, duke iu referuar edhe ngjarjeve të fundit në Sarandë. Zhupa komentoi edhe çështjen e drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duke e cilësuar atë si “simbol të tradhtisë kombëtare”, sipas qëndrimit të saj.

"Kemi të vërtetuar atë që Berisha e olka thënë dhe ju dukej ccudi. Narkoshtet ka grupin e vet të strukturuar nga drejtoresha e SHISH te drejtoresha e AKSH te drejtoi i Policisë Poroda, të gjithë me në krye narkosin, Edi Rama.

Ku Kuvend nuk mund të diskutojë një tjetër. Më dhemb Saranda sepse vriten njerëzit, por ka më të dhimbshme kur shteti bëhet narkoshtetNuk mund të flasim për Sarandën, kur del Vlora aty që e ka bërë me turp emrin, sepse ajo e SHISH është simbol i tradhtisë kombëtare.

Kërkojmë përgjegjësi dhe dorëheqjen e Ramës që nuk ka fytyrë të vijë këtu. Të kalohet në qeveri e vetmja mënyrë për të hequr damkën e narkoshtetit.
E keni simbolin PS, por sot e keni emrin “Partia e Skandaleve”. Skandali është normalizuar," tha Zhupa./Dosja.al

3 ORE ME PARE

"Ka rënë piramida e sigurisë kombëtare duke filluar nga ai që propozon"/ Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me
Fatmir Mediu

TIRANË- Deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u ndal sot gjerësisht te çështja e SHISH-it. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Mediu u shpreh se kjo ngjarje tregon se piramida e sigurisë kombëtare ka rënë. Gjatë fjalës së tij, Mediu hodhi akuza në drejtim të mazhorancës se në qoftë se seanca nuk vijon me kalendar të ndryshuar të rendit të ditës e më tej, do të thotë se PS do parlamentarizmin.

"Kryetar, unë nuk mendoj që ka sot gjë më të rëndësishme, çdo deputet pavarësisht nga krahët politike, sesa të diskutojë për çështjet e sigurisë sonë kombëtare dhe interesit tonë kombëtar. Edhe sikur ne këtu të vazhdojmë këtë debat, pa fryt, duke poshtëruar parlamentin, me ca duartrokitje që s'kanë as sens as vlerë se nuk sjellin asgjë, ne nuk mund të zhbëjmë dot me këtë sjellje atë krim të madh që është bërë në raport me sigurinë kombëtare. Sepse sot partnerët tanë, mediat ndërkombëtare, me të drejtë shtrojnë pyetjen se si ka mundësi që Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, sigurinë e saj kombëtare, partneritetin me shërbime inteligjente ta lërë në dorë të krimit dhe të korrupsionit.

E them që ka rënë gjithë struktura e sigurisë jo për faktin e asaj çfarë ka bërë drejtoresha e Shërbimit Informativ Kombëtar se nuk më takon mua ta gjykoj, por sepse ka rënë piramida e sigurisë kombëtare duke filluar nga ai që propozon, që është kryeministri i vendit, që përpara se të propozojë drejtuesin e Shërbimit Informativ Kombëtar duhet të bëjë një veting të plotë për karakterin, vlerat, punën edhe për marrëdhëniet që ka pasur para dhe gjatë kryerjes së aktivitetit. Po ashtu është një veting tjetër që kryhet zoti kryetar, nga Presidenti i Republikës, i cili pavarësisht se e propozon kryeministri, ka detyrën që të bëjë vetingun me të gjitha institucionet për drejtuesin e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Se siç e tha dhe zoti Berisha të gjitha informacionet, që merrni ju si kryetar i Kuvendit, që merr presidenti i Republikës, që merr kryeministri, apo dhe disa ministra, burojnë pikërisht nga Shërbimi Informativ Kombëtar dhe partneriteti me shërbimet inteligjente. Prandaj mendoj kryetar që është e rëndësishme të diskutojmë dhe të dalim në disa përfundime. Dhe do t'ju kërkoja juve së pari kryetar, të bëni një diskutim në Konferencën e Kryetarëve. Të kërkoni të gjithë informacionin, nga kryeministri, nga presidenti, nga shërbimi informativ, se si është përzgjedhur, si është bërë vetingu, mbi ç'lloj informacionesh, si është shkarkuar kjo zonjë dhe për çfarë arsye nga Shërbimi Informativ i Kosovës.

Të gjithë ato çështje të cilat do të na bëjnë ne të paktën, të marrim një qëndrim këtu sot, për atë që është interesi i sigurisë kombëtare pavarësisht nga dallimet politike që kemi me njëri-tjetrin. Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ne jo vetëm kemi krijuar një problem të madh me sigurinë kombëtare, por e kemi zhbërë parlamentarizmin dhe po jua them, interesi i vetëm për ta zhbërë parlamentarizmin e këtij vendi është i krimit, të korrupsionit dhe pushtetit të Edi Ramës," tha Mediau./Dosja.al

3 ORE ME PARE

Ndërpritet seanca në Kuvend, ministrja Ismailaj kërkon fjalën, Noka bllokon foltoren

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me
Foltorja

TIRANË- Flamur Noka ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar ministren Erjona Ismaili të marrë fjalën. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të largohen nga foltorja, ndërsa iu drejtua edhe ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.

“Nuk ju kuptoj çfarë thoni, ejani të flasim këtu, duke pasur parasysh edhe eksperiencën tuaj në këtë vend. Lironi foltoren, nuk mund të flasin vetëm deputetët e njërës anë”, u shpreh Peleshi.

Më pas, Peleshi njoftoi 5 minuta pushim, deri në zhbllokimin e foltores. Kjo është hera e dytë që seanca e sotme ndërpritet për shkak të tensioneve në sallën e Kuvendit./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Berisha: Nuk mund të ketë çështje tjetër sot në parlament, ka rënë siguria kombëtare!

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën e krijuar rreth ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, si një çështje me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare. Gjatë fjalës së tij në foltore, ai e lidhi çështjen me Ergys Agasi dhe hodhi një sërë akuzash ndaj tij, Hysenit dhe Ramës.

Berisha theksoi se, Agasi kishte ushtruar ndikim mbi institucione dhe grupe kriminale, ndërsa akuzoi Hysenin se kishte bashkëpunuar me struktura kriminale dhe se kishte përdorur informacionin dhe kapacitetet e SHISH-it në funksion të tyre.

"Ju sot jeni më shumë se kurrë Ergys Agasë, Vlora Hysenë dhe Edi Ramë. Këta jeni, me asgjë nuk mbroheni ju. Ju tregoni se nuk keni asnjë interes kombëtar, shoqëror tjetër përveç interesave individuale tuajat. Si mund të qëndroni ju para këtij akti të pashembullt në historinë e botës? Çfarë përgjegjësie ndjeni ju ndaj kësaj apo kërkoni ta mbuloni me historinë rozë? Apo kërkoni ta paraqisni Ramën viktimë të saj? Apo kërkoni ta mbuloni me partneritetin e shërbimit me shërbime të tjera?

Po të gjitha këto janë historitë më të turpshme për një shtet që është narkoshtet. A e patë ju apo jo? Një vend i madh mik kishte planifikuar ta dekoronte me dekoratën më të lartë të veten. Dhe ju e paraqisni sot për avokati dhe jo si një dëshmi e një tradhtie të madhe që Edi Rama me ndihmësen e saj, e ka pasur kryesore. U përpoq t’ia faturojë Vali Bizhgës. Jo mo zotëri, në asnjë ligj, në asnjë nen, shefi i kabinetit të kryeministrit nuk ka asnjë lidhje në mënyrë kategorike me shefin e shërbimit të vendit.

Shefi i shërbimit të vendit ka vetëm dy lidhje, presidentin dhe kryeministrit. Por tani që kanë shpërthyer ujërat e zeza tuajat në të katër anët, tani ju... çfarë të përfundoj? Nuk mund të ketë çështje tjetër përveç kësaj sot, ka rënë siguria kombëtare. Pse je ti i papërgjegjshëm dhe do ta kapërcesh sikur nuk ka ndodhur gjë, kjo nuk mund të ndodhë. Shqiptarët kërkojnë autopsinë e plotë, të vërtetën e të gjithë kësaj ngjarje të pashembullt. Njeriu i paguar për sigurinë e tyre ka bashkëpunuar me kartelet dhe bandat më të rrezikshme të krimit, me autorësinë e Edi Ramës, e Padrinos.

Nuk është një ditë kjo si të tjerat, në 35 vite, asnjë ditë nuk ka pasur si kjo. Fatos Klosi ka bashkëpunuar me bandat, i ka përdorur ato kundër kundërshtarëve politikë, kurse kjo ishte një ushtare e bandës, një ushtare e shpifur, e turpshme. Dhe së fundi, thotë e kisha bashkëpunëtor. Shteti i narkosve nuk shkoi më tutje. Shiko sa e ulët, sa pa karakter. Dhe një ditë përpara nxjerr Batonin, i cili u thotë shqiptarëve se ajo, prisni njëherë a ka pasur detyrë apo nuk ka pasur detyrë. Çfarë jeni kështu mo? Si mund të jeni kaq antishqiptarë? Si mund të toleroni një gjë të tillë ju?

Si mund të personifikoni veten tuaj me Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin? Ju jeni skllevër të Padrinos. Po, po. Jeni skllevër të mëkateve tuaja. Si mund të silleni në këtë mënyrë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndaj sot debati do të jetë vetëm për këtë çështje dhe kreu i juaj të njoftojë dorëheqjen aty ku është dhe të vijë me urgjencë këtu," tha Berisha./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren (VIDEO)

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me

TIRANË- Socialistët kanë rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të ndryshuar rendin e ditës dhe për të futur debat me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me situatën në Shërbimin Informativ Shtetëror pas pezullimit dhe më pas shkarkimit të drejtueses Vlora Hyseni.

Kërkesa e PD mori 72 vota kundër. Vendimi u shoqërua me protesta nga ana e opozitës dhe tensione në sallën e Kuvendit, çka bënë që kryetari Niko Peleshi të ndërpriste seancën.

Dy ditë më parë, Gjykata e Posaçme caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” për shefen e SHISH, Vlora Hyseni, pasi sipas SPAK është e përfshirë në dosjen AKSHI. Ajo dyshohet për veprat penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit shtetëror”./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Berisha: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, Vlora Hyseni shkarkonte secilin prej jush me porosi të tij!

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me
Sali Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi emërimin e Hysenit në krye të SHISH-it si një akt që, sipas tij, ka dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me shërbimet partnere. Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po përpiqet ta relativizojë çështjen dhe kërkoi që parlamenti të mos trajtojë çështje të tjera përpara se të sqarohet ajo që ai e konsideroi ‘një ngjarje të pashembullt’.  

"Kjo seancë do hyjë në histori si seanca më e turpshme e mbledhur ndonjëherë. Sot parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të ndonjë vendi. Sot, për çdo qytetar shqiptar, që i thotë vendit vend, sigurisë siguri, çështja e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit pasi kryetarja e shërbimit informativ rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal Agasi.

Në këtë sallë kam deklaruar, kam paralajmëruar se Ergys Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Evropës. Po, sepse ai kontrollonte si asnjë tjetër në Shqipëri dhe në Evropë, të gjitha kartelet e drogës, të gjithë internetin e territorit të vendit, të gjitha sekretet e këtij shteti dhe SHISH-in. Ai kishte fuqi të pakufizuar dhe këtë fuqi e kishte nga Padrino i vendit.

Rasti i Vlora Hysenit është i treti rast në botë, është El Polo i Venezuelës që punoi me kartelet, është shefi i shërbimit të Guinesë Bisau, të cilën kartelet amerikano-latine e shndërruan në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë, dhe tani vjen Vlora Hyseni, ky personazh i përçudnuar, që pasi shkarkohet nga detyra në një vend demokratik, për motive të forta, po ato motive e sjellin atë këshilltare të Padrinos dhe më pas e sjellin në krye të SHISH.Emërimi i saj, jashtë të gjitha kritereve, përbën aktin më të papërgjegjshëm ndaj sigurisë së vendit.
Emërimi i saj ishte në mënyrë absolute për një rol të dyfishtë. E kam deklaruar në atë kohë, e deklaroj edhe sot, ajo ishte një shërbëtore e Vuçiçit dhe Edi Ramës.

Por kjo është njëra anë, ana më e zezë është se njeriu që kishte për detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të këtij vendi, bashkëpunonte me hanxharët e krimit, ishte një ushtare e hanxharëve të krimit. Ishte ushtare e një organizate më të rrezikshme kriminale. Ishte njeriu që lëshonte në duart e bandave çdo sekret të këtij shteti. Ishte njeriu që me porosi të Ergys Agasit shkarkonte secilin prej jush. Po! Ishte njeriu që u thërriste ju në zyrë. Damian, e ke vetë parasysh ti. Nuk je i vetmi ti, janë shumë si ti. Se e shihja se po bëje sikur nuk po dëgjoje. Ulsi, shko merr dosjen sa herë të del emri aty. Por prapë, në këtë rast, tragjike është se është shembur piramida e sigurisë," tha Berisha./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Seanca plenare/ PD kërkon ndryshim të rendit të ditës: Hiqni interpelancat, debat me Ramën për arrestimin e ish-kreut të SHISH

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me
Selia e PD-së

TIRANË-  Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare të Kuvendit, duke kërkuar që në fokus të jetë situata e krijuar në Shërbimin Informativ Shtetëror pas masave të sigurisë ndaj, Vlora Hyseni.

Kërkesa është depozituar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili kërkon heqjen nga rendi i ditës të dy interpelancave urgjente me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, dhe ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Në vend të tyre, PD kërkon të shtohet një pikë tjetër, ku kërkojnë debat me parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e ndodhur me SHISH. 

"Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të qëndrojë indiferent dhe ta trajtojë këtë çështje si një veprimtari e zakonshme hetimore e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vijuar normalisht veprimtarinë e tij parlamentare. Kur shërbimet sekrete të një shteti vihen në shërbim të krimit të organizuar, atëherë bie vetë koncepti i shtetit dhe sigurisë kombëtare të tij, që duhet të mbrohet pikërisht nga këto shërbime.

Në përputhje me rolin dhe funksionet e tij, Kuvendi i Shqipërisë duhet të kërkojë urgjentisht nga kryeministri Edi Rama që të japë informacione dhe shpjegime mbi përzgjedhjen e shtetases Vlora Hyseni në këtë detyrë, duke pasur parasysh rekodet e saj problematike në Republikën e Kosovës, si dhe veprimtarinë e saj në drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror, të debatojë mbi përgjegjësitë institucionale, si dhe të vlerësojë marrjen e masave të nevojshme për të parandaluar fenomene të tilla në të ardhmen.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 31, pika 2, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë ndryshimin e rendit të ditës të seancës plenare të datës 24.09.2026, ora 10:00, si më poshtë vijon:

Heqjen e pikave: "Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kerkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.".

Shtimin e një pike "Kontroll dhe debat parlamentar me Kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e rëndë në Shërbimin Informativ Shtetëror"," thuhet në kërkesën e grupit të PD./Dosja.al

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat meSkandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me

7 ORE ME PARE

Sot Kuvend/ Opozita interpelancë me Jaupajn e Kumbaron, diskutime edhe për dërgimin e trupave ushtarake në Gaza (Rendi i ditës)

Skandali i SHISH shkakton kaos në Kuvend/ PD kërkon debat me
foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, në orën 10:00, në seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës janë dy interpelanca të thirrura nga opozita. Interpelanca e parë është me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ndërsa, interpelancë tjetër është me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. 

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është projektligji që lidhet me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të NATO-s “Forca Ndërkombëtare të Stabilitetit” në Gazë. Projektligji parashikon angazhimin e Forcave të Armatosura shqiptare në këtë operacion dhe për miratimin e tij në Kuvend kërkohet shumicë absolute votash.

Rendi i ditës:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 24.9.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.9.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Projektligji “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit, në Gaza”.

6. Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10236, datë 18.2.2010, “Për marrjen në kontroll të shoqërive me ofertë publike".

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./Dosja.al

seanca plenare sali berisha edi rama vlora hyseni shish opozita mazhoranca

Sondazh

Poll

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare

PD mbledh Grupin Parlamentar/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie

Masa e arrestit ndaj kreut të SHISH, deputeti i PD: Vlora Hyseni i dha dashnorit sekretet e shtetit

Zjarri në fshatin Akërni/ Digjet stani, situata problematike edhe pranë aeroportit të Vlorës

Masa e arrestit për kreun e SHISH/ Bylykbashi te “Ligjet”: Shtet është i krimbur nga koka te këmbët

Zjarri në Gjirin e Lalzit, nis ndërhyrja nga ajri, dhjetëra zjarrfikës në terren

Zjarr masiv në Lalz, rrezikohen banesat, banorët në alarm

Zjarr me përmasa të mëdha në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Aksident me vdekje në Lezhë, humb jetën 50-vjeçari

Berisha: Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Edi Rama për pronat e tij!

Berisha: Nga secili prej nesh, duke filluar nga kryetari, kërkohet ripërtëritje

115 ditë qëndresë/ Qytetarët sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni takoheshin dy herë në javë poshtë shtëpisë time!

Berisha: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd...

Berisha: Hera e parë në histori që një shefe e shërbimit sekret ishte në funksion të krimit