Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tensione në Kuvend, Flamur Noka merr “peng” foltoren, Peleshi përplaset me Topallin: Ça ke, ça ke...hajde këtu hajde..

Shkruar nga Newsbomb
Tensione në Kuvend, Flamur Noka merr “peng” foltoren, Peleshi
Pamje nga Kuvendi

Mes tensioneve dhe përplasjeve është duke u mbajtur seanca e kësaj të sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë deputeti demokrat Flamur Noka ai i cili është duke qëndruar pa lëvizur në foltoren e Kuvendit duke mos lejuar socialistët që të marrin fjalën.

Ky veprim i Nokës është përkrahur edhe nga kolegët e tij demokratë, ndërkohë që kryeparlamentari, Niko Peleshi i ka  tërhequr vëmendje duke i kërkuar që të lirojë foltoren dhe të lërë ministres Erjona Ismaili që të flasë.

Ka qenë edhe deputetja demokrate Jozefina Topalli ajo e cila ka pasur një ëprplasje në distancë me Peleshin, ndërkohë që ky i fundit ja ktheu duke i thënë: “Ça ke, ça ke..hajde këtu të flasim po të doni si eksperiencë”.

Si rrjedhojë kryetari i Kuvendit u detyrua që të ndërpresë sërish me 5 minuta seancën plenare, deri në lirimin e foltores nga demokrati.

Arresti për kreun ish-kreun e SHISH, Vlora Hysenin e cila akuzohet se ka ndihmuar Ergys Agasin gjatë arratisë, ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në seancën plenare. Partia Demokratike kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe debat për rastin e SHISH, duke thënë se është cenuar siguria kombëtare. Por kërkesa u rrëzua nga shumica socialiste dhe deputetët e opozitës bllokuan foltoren.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese