Skaneri i policisë "godet Shkodrën", zbulohet parcela me 143 rrënjë dro'gë, arrestohet 50-vjeçari
Lajmifundit
/
24 September 2026, 11:23
Aktualitet

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ka kultivuar 143 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në fshatin Vilës.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, i cili vijon të zhvillohet nga strukturat e Policisë së Vaut të Dejës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në pranga u vu një 50 vjeçar, banues në Shkodër. Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.


